ULËSET

JU MUND TË GJENI LLOJE TË NDRYSHME TË ULËSEVE NË CINESTAR MEGAPLEX PRISHTINA MALL.

ULËSE REGULAR

Është e padrejtë t’i quash regular, sepse janë gjithçka tjetër veçse regular. Ulëset tona janë të cilësisë së lartë, tërësisht prej lëkure me mbështetëse të lëvizshme, pa pagesë shtesë.

LOVE BOX

Privatësi e plotë për dy persona! Ulëset LOVE BOX e bëjnë shikimin e filmit më privat dhe më të relaksuar dhe e ngrenë përvojën e kinemasë në një nivel krejtësisht të ri. Çdo ndenjëse LOVE BOX është e mbyllur në të dyja anët nga ulëset tjera, në mënyrë që vizitorët të kenë sa më shumë privatësi. Me kosto shtesë.

VIP PREMIUM

Përveç mbështetëses të rregullueshme elektrike të këmbëve dhe të shpinës, këto ulëse ofrojnë gjithashtu një tavolinë me një karikues wireless. Me kosto shtesë.

VIP RELAX

VIP RELAX janë një version i përmirësuar i ulëseve VIP, ato janë më të mëdha se ulëset klasike, mbështetësja e shpinës është e lëvizshme, janë prej lëkure dhe përveç një vendi për ruajtjen e pijeve, kanë edhe një tavolinë të vogël dhe një mbështetëse këmbësh. Me kosto shtesë.

ROYAL BEDS

Këta shtretër për dy janë ekskluzivisht në CineStar. Të bërë nga lëkura më e mirë, me tavolina të veçanta për pije dhe një karikues wireless, me dritën diskrete të llambave, do të ndiheni si mbretër. Me kosto shtesë.