4DX

ÇFARË ËSHTË 4DX?

4DX është teknologjia e fundit e filmave e zhvilluar nga CJ 4DPLEX, e cila ofron një përvojë kinematografike gjithëpërfshirëse me shumë efekte shqisore. 4DX përfshin pamjet vizuale në ekran me ulëse lëvizëse të sinkronizuara dhe efekte mjedisore si uji, era, mjegulla, aroma, bora etj., për të rritur aksionin në ekran. Është brendi i parë dhe lider në botën e teknologjisë së filmave 4D për filmat artistikë, duke përfshirë filmat e Hollivudit, filmat lokalë dhe përmbajtje alternative si koncerte dhe reklama.

INOVACIONI I 4DX

Origjinalitet në Krijimin e Një Përjetimi të Filmit Krejtësisht Ndryshe

Filmat nuk janë më të kufizuar për ekran. 4DX ju tërheq brenda filmit sikur të jetoni brenda botës së tij. Ne ofrojmë numrin më të madh të efekteve multisensor në të gjithë industrinë. Me 21 lloje të ndryshme efektesh, 4DX krijon ambientin më të jashtëzakonshëm për filmat.

THE MOTIONOLOGY™ E 4DX

Perfeksion në Transformim të Filmave në Relaitet

Çdo sekondë ka rëndësi për përjetim të filmit. Ajo që ka rëndësi është se si ne i transformojmë ato momente në realitet. Ofrimi i lëvizjeve të sakta që sinkronizohen midis ulëseve dhe skenve të filmit është specialiteti ynë. Jo vetëm që ulëset lëvizëse 4DX kanë një varg të gjerë të kontrollit të shpejtësisë, ato gjithashtu japin dridhje të sakta për të nxjerrë në pah emocione dhe ndjenja reale.

NDIKIMI GLOBAL I 4DX

Universaliteti i Audinecës të Filmit në të Gjithë Globin

Për herë të parë në botë, 4DX ka përhapur gjerësisht trendin e përvojës së filmit 4D në shumë vende. Që nga viti 2009, mbi 640 tituj filmash të suksesshëm të Hollivudit dhe filma vendas janë shfaqur në 4DX, duke tejkaluar 76 milionë shikues deri më sot.

CINESTAR 4DX SALLË NË MEGAPLEX PRISHTINA MALL (SALLA NUMËR 9, 72 ULËSE) ËSHTË PROVERSION – 4DX PRO PËRFSHIH EFEKTE SHTESË TË AMBIENTIT QË BËN TË MUNDUR NJË PËRVOJE TË KOMPLETUAR DHE JOSHËSE PËR SHIKUESIT.

EFEKTET