Filmi i radhës nga Christopher Nolan, The Odyssey, është një film epik mitologjik i xhiruar në lokacione të ndryshme anembanë botës. Filmi sjell për herë të parë në ekranin e madh sagën epike të Homerit dhe do të shfaqet në kinema më 17 korrik 2026.
Është NJË DITË E RE për Piter Parkerin. Lufta kundër krimit me kohë të plotë si Spider-Man në një botë që nuk e mban mend më atë dhe presioni i të parit të miqve të tij të vjetër që vazhdojnë jetën pa të sjellin një ndryshim te Piteri që mund të jetë përtej kontrollit të tij. Por ky transformim mund të jetë gjithashtu e vetmja gjë që mund të ndalojë një kërcënim të ri tronditës për qytetin dhe për njerëzit që ai do: një armik i fuqishëm që askush nuk mund ta shohë. Bota mund ta ketë harruar Piter Parkerin, por ai nuk i ka harruar ata.
MISIONI MË I MADH NDONJËHERË – DHE NË BOTËN E DINOSAURËVE! Pasi një stuhi misterioze i nxjerr nga kursi, qentë e patrullës rrëzohen në një ishull tropikal të paeksploruar, plot me dinozaurë! Atje ata takojnë Reksin, një qen trim që jeton prej vitesh në ishull dhe është ekspert i vërtetë i gjigantëve prehistorikë. Por rreziku i vërtetë sa po afron. Armiku i tyre më i madh, kryebashkiaku Humdinger, nis të shfrytëzojë pa kujdes burimet natyrore të ishullit dhe pa dashje shkakton shpërthimin e një vullkani të fjetur. Fillon një garë me kohën dhe ekipi përballet me misionin më të madh dhe më të rrezikshëm ndonjëherë, të shpëtojë dinozaurët dhe të gjithë ishullin para se të jetë shumë vonë.
Një vajzë e vogël niset në det për të kthyer ekuilibrin e humbur të natyrës dhe për të gjetur vendin e saj në botë. Përmes rrezikut, humorit dhe këmbënguljes, ajo mëson se guximi nuk është të ikësh nga rrënjët, por t’I kuptosh ato.
EVIL DEAD BURN sjell përvojën më të egër e më të frikshme të kësaj sage deri sot, duke shpërthyer në ekranet e mëdha me një histori krejt të re masakrash dhe kaosi demonik. Pas humbjes së të shoqit, një grua kërkon ngushëllim te vjehrrit në shtëpinë e tyre të izoluar. Ndërkohë që ata shndërrohen një nga një në Lugetër, duke e kthyer takimin familjar në një makth të vërtetë, ajo zbulon se betimet që ka bërë në jetë… vazhdojnë të vlejnë edhe pas vdekjes.
Fituesja e çmimit Oskar, Penelope Kruz, bashkë me Eduard Norton, Seth Rogen dhe Olivia Uajld, udhëheqin këtë komedi inteligjente për një natë, një martesë, seksin dhe të vërtetat e panumërta të pakëndshme që do të dalin në sipërfaqe. Xho e Anxhela kanë kohë që përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët, por një darkë me fqinjët mund t’i detyrojë të përballen me çështje që prej kohësh i kanë fshehur nën rrogoz. Ajo që nis si një vizitë e thjeshtë mes fqinjësh shpejt shndërrohet në një mbrëmje të mbushur me rrëfime të sikletshme, sugjerime të papritura, xhelozi, dëshira të fshehta dhe biseda që shumica e çifteve nuk do t’i bënin kurrë me zë të lartë. Ndërsa vera rrjedh dhe maskat bien ngadalë, kufiri mes mirësjelljes shoqërore dhe katastrofës së plotë emocionale bëhet gjithnjë e më i hollë. Në një apartament, gjatë një mbrëmjeje të vetme, katër persona do të zbulojnë shumë më tepër për njëri-tjetrin sesa kishin planifikuar ndonjëherë.
Me suksesin botëror të komedisë më të mirë të verës 2024, Despicable Me 4, të saporealizuar, Illumination e zgjeron universin e animuar gazmor me një kapitull të ri plot zhurmë, ku përfshihen personazhe të reja, në panteonin më të madh të animuar që ka njohur bota: Minions & Monsters. Kjo është historia e rrëmujshme, qesharake dhe plotësisht e vërtetë se si Minions pushtuan Hollivudin, u bënë yje kinemaje, humbën gjithçka, lëshuan përbindëshat nëpër botë dhe pastaj u mblodhën bashkë për të shpëtuar planetin nga kaosi që sapo kishin krijuar.
Fituesi i çmimit Oskar, Sër Ben Kingsli dhe Aron Ekhart luajnë në këtë thriller aksion dhe horror plot tension, ku pasagjerë nga e gjithë bota përballen me grabitqarët më të rrezikshëm të oqeanit pas rrëzimit të një avioni, një betejë që mund të mos lërë askënd gjallë. Një grup pasagjerësh nga vende të ndryshme detyrohen të bëjnë një ulje emergjente në mes të oqeanit gjatë një fluturimi nga Los Anxhelesi drejt Shangait. Ndërsa mbetjet e avionit shndërrohen ngadalë në një kurth pa rrugëdalje, gjaku në ujë tërheq grabitqarët më vdekjeprurës të thellësive. Të bllokuar larg tokës, të mbijetuarit duhet të bashkojnë forcat për t’u bërë ballë peshkaqenëve të etur për gjak dhe për të luftuar për jetën e tyre në një garë kundër kohës, ku çdo gabim mund të sjellë vdekje të sigurt.
I përballur me një jetë krimi e vrasjesh, Robin Hudi e gjen veten të plagosur rëndë pas një beteje që mendonte se do të ishte e fundit për të. Në duart e një gruaje misterioze, i ofrohet një mundësi për shpëtim.
Versioni i ri i filmit **Backrooms** me titull **Backrooms: Everything Must Go Edition**, me 16 minuta shtesë me skena të reja. Nga studio A24 vjen një nga filmat horror më të shumëpritur të vitit, një përshtatje kinematografike rrëqethëse e legjendës virale të internetit Backrooms, me regji nga autori i ri Kane Parsons dhe me një kast të udhëhequr nga Chiwetel Ejiofor dhe Renate Reinsve. Në bodrumin e një dyqani mobiliesh që duket krejt i zakonshëm, shfaqet një derë e çuditshme. Backrooms i çon shikuesit në një dimension shqetësues të të ashtuquajturave “hapësira liminale”, një botë paralele ku realiteti shpërbëhet, arkitektura ndryshon para syve tanë dhe forca të panjohura fshihen në hapësira të pafundme e bosh. Ajo që nis si një zbulim në dukje i padëmshëm, shpejt shndërrohet në një makth nga i cili mund të mos ketë kthim. I bazuar në një seri virale në YouTube që është bërë fenomen global i horrorit online, filmi ofron një përvojë unike frike, atë ndjesinë e pakëndshme kur hyn në një vend ku nuk duhej të ishe kurrë.
Këtë verë, DC Studios sjell një hit të ri që ngre edhe më lart spektaklin e superheronjve në ekranin e madh. I drejtuar nga Craig Gillespie dhe me skenar nga Ana Nogueira, filmi ka në rolin kryesor Milly Alcock në një rol të fuqishëm të dyfishtë si Kara Zor-El / Supervajza, një heroinë historia e së cilës do të ndryshojë ekuilibrin e forcave në univers. Kur një armik i pamëshirshëm godet shumë pranë saj, Kara detyrohet të nisë një udhëtim epik ndërgalaktik për hakmarrje dhe drejtësi. Duke u bashkuar me një aleat të papritur, ajo përballet me kërcënime që do të vënë në provë jo vetëm fuqinë e saj, por edhe zemrën e saj.
Pasi theu "Shkopin e Shprehjes së Dëshirës" për të fituar zemrën e vajzës që do, një romantik i pashpresë e gjen veten duke arritur pikërisht atë që do por shumë shpejt zbulon se disa dëshira kanë një çmim të errët dhe të lig.
Vjen rikthimi i shumëpritur i Vudit, Bazit dhe miqve të tyre në një botë ku lodrat përballen me një sfidë të re: fëmijërinë që ndryshon dhe teknologjinë që po zë vendin e imagjinatës. Kur një zgjedhje e vështirë i vë përballë së kaluarës dhe së ardhmes, ata duhet të rizbulojnë çfarë do të thotë të jesh lodër dhe të qëndrosh besnik ndaj atyre që do.
Akordimi i një pianoje në mënyrë të përkryer kërkon një aftësi të jashtëzakonshme dëgjimi. E njëjta aftësi hyn në punë kur hap kasaforta. Niki (Woodall) e bën këtë zbulim kur restauron një pianofort të lënë pas dore në një lagje të pasur të Nju Jorkut. Kur mentori i tij Harri (Hofman) sëmuret, dhe shpenzimet mjekësore dalin jashtë kontrollit, Niki është gati të bëjë gjithçka për t'u kujdesur për njeriun që e rriti. Ndërsa e gjen veten të zhytur më thellë në botën e krimit, Niki njihet dhe bie në dashuri me Ruthin, një kompozitore e re e jashtëzakonshme që e rikthen tek pasioni i tij për muzikën. Por ortakët e rinj të Nikit në biznes janë të rrezikshëm, dhe thjesht fakti që aftësitë e tij hapën derën në botën e tyre, kjo nuk do të thotë që do ta lënë të largohet.
Po të merrnit vesh që ne nuk jemi vetëm, po t'iu tregonte dikush, t'ua vërtetonte dikush këtë, do të trembeshit? Këtë verë e vërteta iu përket shtatë miliard njerëzve. Po i afrohemi...Ditës së Të Vërtetës.
Saga kult rikthehet me një film të ri, ku ekipi legjendar ribashkohet për të tallur pa mëshirë gjithçka që industria moderne e horrorit e konsideron të paprekshme sot. Plot 26 vite pasi i shpëtuan një vrasësi me maskë që i ngjante shumë Ghostface, heronjtë e kësaj parodie kult të horrorit gjenden sërish në shënjestër, dhe këtë herë, asnjë sagë horror nuk është e sigurt. Ribërje të reja, versione të rixhiruara, vazhdime hibride, histori pararendëse, spin-off-e, horror "inteligjent", rrëfime të origjinës dhe pafund "kapituj finalë" që kurrë nuk janë vërtet të fundit, të gjitha përfshihen në këtë zbërthim komik dhe të pamëshirshëm të industrisë moderne të filmit. Asgjë nuk është e paprekshme dhe asnjë klishe nuk i shpëton kritikës. Vëllezërit Wayans brothers rikthehen për të tronditur edhe një herë rregullat e lojës me humorin e tyre karakteristik dhe lirinë e plotë të satirës, duke na kujtuar se e vetmja gjë më e frikshme se përbindëshat në horror është fakti që në fund gjithçka përfundon si parodi.
The Super Mario Galaxy Movie është një film i animuar i bazuar në botën e Super Mario Bros., dhe ndjek an animated film based on the world of Super Mario Bros., The Super Mario Bros. Movie, që doli në 2023 dhe fitoi mbi 1.3 miliard dollarë në mbarë botën. Si filmi i vitit 2023 edhe The Super Mario Galaxy Movie janë prduksione të Chris Meledandri nga Illumination dhe Shigeru Miyamoto nga Nintendo.