Mbyll

DITELINDJET E FËMIJËVE

Festat më të mira në CineStar, me dhomat e ditëlindjes moderne dhe filma atraktive!

PAKO E DITËLINDJES REGULLAR



BILETË
për film nga programi i rregullt
MENY E DITËLINDJES
(Mini, Cool ose Movie)
FTESA
për të ftuarit
DHURATE PËR FESTUESIN
CineStar çantë sportive + Popcorn 2GO!
 

 
KËRKESA ONLINE PËR FESTËN E DITËLINDJES                           KËTU SHKARKO FTESAT PËR DITËLINDJE

DITELINDJET E FËMIJËVE

ÇMIMI I PAKOS SË DITËLINDJES PËR 1 PERSON

MINI PAKO 2D
 
5,90 €
(biletë filmi, popcorn i vogël, pije e vogël, çokollatë)
MINI PAKO 3D
 
6,50 €
(biletë filmi, popcorn i vogël, pije e vogël, çokollatë)
COOL PAKO 2D
 
6,70 €
(biletë filmi, popcorn mesatar, pije mesatare, çokollatë)
COOL PAKO 3D
 
7,30 €
(biletë filmi, popcorn mesatar, pije mesatare, çokollatë)
PAKO MOVIE 2D
 
8,20 €
(biletë filmi, popcorn mesatar, pije mesatare, gotë me lodër)
PAKO MOVIE 3D
 
8,80 €
(biletë filmi, popcorn mesatar, pije mesatare, gotë me lodër)


 
SHTESAT
UDHËZIME
SHËNIME
  • ⭐ Syzët 3D- 0,50 € për person.
  • ⭐ Shtesa për eksperiencën Extreme - 0,60 € per person.
  • ⭐ Ultimate powered by Dolby supplement - 0,60 €.
  • ⭐ Shtesa 4DX - 3,80 €.
  • ⭐ ScreenX - 1,90 €.
  • ⭐ Për organizimin e një feste ditëlindjeje, nevojiten të paktën 5 pjesëmarrës, duke përfshirë një përcjellës, ndërsa 11 persona për festë ditëlindjeje në Gold Class.
  • ⭐ Kërkesa për organizimin e festës së ditëlindjes duhet të plotësohet online ose në kinema - jo më vonë se 5 ditë pune para datës së dëshiruar së festimit, ose 7 ditë pune para për ditëlindjet Gold Class.
  • ⭐ Festimi në dhomën e ditëlindjes konfirmohet nga Shërbimi i Klientit, nëse data e dëshiruar është e disponueshme.
  • ⭐ Ftesat nuk plotësohen para konfirmimit zyrtar të datës së festimit të ditëlindjes.
  • ⭐ Për shkak të interesit të madh të prindërve dhe numrit të kufizuar të datave, kërkesa për festimin e ditëlindjes në Gold Class duhet të plotësohet dhe dorëzohet jo më vonë se 7 ditë pune para datës së dëshiruar të festës (më së voni fundjavën më parë) në mënyrë që të jemi në gjendje të rezervojmë datën dhe sallën e dëshiruar në kohë.
  • ⭐ Është i detyrueshëm shoqërimi i një të rriturit i cili duhet të mbikëqyrë të gjithë të ftuarit gjatë gjithë kohëzgjatjes së festës së ditëlindjes. I rrituri është i obliguar të jetë vazhdimisht me fëmijët.
  • ⭐ Me qëllim të një koordinimit dhe organizimit më të mirë, është e nevojshme që në festën e ditëlindjes të mbërrini jo më vonë se 30 minuta para fillimit të shfaqjes, pra 10 minuta para festimit në dhomën e ditëlindjes, nëse ajo realizohet para shfaqjes. Përndryshe, ne nuk mund të garantojmë të njëjtën cilësi shërbimi.
  • ⭐ Duke qenë se numri i vendeve dhe tarmineve në dhomën e ditëlindjes është i kufizuar, kërkohet njoftim paraprak.
  • ⭐ Çmimi i ditëlindjes nuk vlen për filmat parapremiere.
  • ⭐ CineStar rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet e pakove të ditëlindjes.
  • ⭐ Nuk lejohet sjellja e ushqimeve dhe pijeve të blera jashtë ambienteve të kinemasë.
  • ⭐ Dokumenti i Deklaratës së Privatësisë përshkruan se si ne i përdorim të dhënat tuaja, cilat të drejta garantohen nga Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si t’i realizojmë ato.
  •  Kërkojmë nga të gjithë vizitorët të respektojnë rregullat e shtëpisë dhe të respektojnë Kushtet e Përgjithshme, sipas të cilave:.
  •  Nuk lejohet të shqetësohen vizitorët e tjerë gjatë shfaqjes.
  •  Zëri në telefonat mobil duhet të fiket ndërsa nuk lejohet përdorimi i çdo pajisjeje xhirrimi i imazheve apo zërit gjatë shfaqjes.
  •  Pas paralajmërimit, punonjësit e Blitz-CineStar mund të largojnë vizitorët nga shfaqja pa të drejtën e rimbursimit të çmimit të biletës nëse:
  • ⭐ në rast se nuk ulen në vendet e shenuara në biletën e tyre;
  • ⭐ sjellja e tyre shqetëson vizitorët e tjerë gjatë shfaqjes së filmit.
  • ⭐ sjellja e ushqimit dhe/ose pijeve të blera jashtë ambienteve të multipleksit CineStar, duke përfshirë sallat e kinemasë, pa lejen e stafit të Blitz-CineStar
  • ⭐ Pagesa bëhet në arkën e kinemasë pas festës dhe pagesa mund të bëhet me para të gatshme si dhe me kartela debiti dhe krediti. Nuk mund të grumbulloni pika të antarsimit për festën e ditëlindjes
  • ⭐ Pagesa nuk mund te realizohet me kartelat CineStar

ORGANIZO FESTËN E DITËLINDJES NË DHOMËN E DITËLINDJES!


Nëse dëshironi një tortë ditëlindjeje dhe argëtim shtesë për të gjithë të ftuarit, atëherë dhoma e ditëlindjes është zgjedhja ideale si shtesë në pakon e ditëlindjes! Organizimi është i mundur para ose pas filmit, në varësi të disponueshmërisë - prandaj nxitoni!
Në dispozicion kemi dy dhoma për ditëlindje. Njëra me 16 ulëse dhe tjetra me 24 ulëse. 
 


SHËNIME:
  • Torte shtesë për ditëlindje dhe aksesore 15 €
  • Festimi në sallën e ditëlindjes mund të organizohet para ose pas filmit, nëse termini i dëshiruar është i disponueshëm
  • Festimi i ditëlindjes është i mundur vetëm me paketën bazë të ditëlindjes
  • Festimi në sallën e ditëlindjes konfirmohet nga Shërbimi i Klientit, nëse termini i dëshiruar është i disponueshëm.
  • Në rast të porosive shtesë të pijeve gjatë festës në dhomën e ditëlindjes, ofrojmë çmim special nga - 2,00 € (Coca-Cola 0,5L, Fanta 0,5L, Sprite 0,5L, Coca-Cola Zero 0,5L, Cappy 0,4L dhe Schweppes 0,5L)
  • Për angazhimin e animatorit profesionist, duhet të theksohet në kërkesën e ditëlindjes. Kërkesat për animatorët pranohen më së voni 4 ditë para festës së ditëlindjes.
  • Punonjësi i CineStar-it është i pranishëm në festën, por shoqërimi i një të rriturit është i obligueshëm, pasi që punonjësi nuk mund të jetë përgjegjës për fëmijët.
  • Disponojmë me dy dhoma të ditëlindjes. Njëra me 16 vende dhe tjetra me 24 vende.
  • Pagesa bëhet në arkën e kinemasë pas festës dhe pagesa mund të bëhet me para të gatshme si dhe me kartela debiti dhe krediti. Nuk mund të grumbulloni pika të antarsimit për festën e ditëlindjes.
Blerje e shpejtë
Krye