Nga tre herë kandidati I çmimit Oscar® dhe fituesi i Globit të Artë Dean DeBlois, vizionari kreativ i trilogjisë së njohur të DreamWorks Animation How to Train Your Dragon trilogy, vjen një rikrijim mahnitës me aktorë njerëzorë të filmit që nisi trilogjinë aq të dashur për shikuesit. Në ishullin e thepisur të Berkut, ku vikingët dhe dragonjtë kanë qenë armiq të ashpër për breza me radhë, Lemza (Mason Thames; The Black Phone, For All Mankind) dallon nga të tjerët. Djali me mendje krijuese por që nuk bie në sy i kryetarit Stoiku i Madh (Gerard Butler, që rikthehet tek roli të cilit i dha zërin në filmin vizatimor). Lemza sfidon traditën disa shekullore kur bëhet mik me Dhëmbushin, një dragua i frikshëm i Furisë së Natës. Lidhja e pazakontë miqësore tregon natyrën e vërtetë të dragonjve, duke sfiduar thelbin e shoqërisë vikinge. Me Astridin e ashpër dhe ambicioze ( kandidatja e çmimit BAFTA Nico Parker; Dumbo, The Last of Us) dhe kovaçin e çuditshëm të fshatit, Gober, (Nick Frost; Snow White and the Huntsman, Shaun of the Dead) në krah, Lemza përballet me një botë të ndarë nga frika dhe keqkuptimi. Ndërsa një kërcënim i vjetër shfaqet, duke rrezikuar si vikingët ashtu edhe dragonjtë, miqësia e Lemzës me Dhëmbushin kthehet në sekretin e krijimit të një të ardhmeje të re. Së bashku, duhet të ecin nëpër rrugën delikate drejt paqes, duke u ngritur përtej kufijve të botëve të tyre dhe duke ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh hero dhe udhëheqës.