ULTIMATE BY DOLBY ATMOS

Zhytuni në tingullin e riimagjinuar me Dolby Atmos

Duke zbuluar thellësi, qartësi dhe detaje si kurrë më parë, Dolby Atmos është një përvojë që mund ta ndjeni kudo rreth jush.

Çfarë është Dolby Atmos?

Dolby Atmos ka rikrijuar mënyrën se si ndegjohet dhe përjetohet argëtimi, duke i lejuar krijuesve kudo që të vendosin çdo tingull pikërisht aty ku duan të shkojë, për një përvojë audio më realiste dhe zhytëse.

Dolby Atmos ju transporton në një përjetim të tingullit hapësinor që ju tërheq më thellë, kështu që dëgjoni më shumë dhe ndjeni më shumë.

Karakteristikat e sallës:

  • Salla 10
  • Numri i vendeve 146
  • Formati i tingullit rrethues zhytës 3-D i orientuar nga objekti
  • Deri në 128 hyrje audio dhe 7 herë më shumë altoparlantë
  • Ekran Flat
  • Pajisja RealD Ultimate 3D
  • Projektor Laser 4K RGB
  • Teknologji revolucionare e ekranit ClarusXC
  • Rregullimi i ndenjëseve në amfiteatër

Filmat më të mëdhenj janë realizuar me Dolby Atmos!

BENEFITET

Mbush kinemanë me tinguj të fuqisëm

Tingulli vjen nga të gjitha drejtimet, edhe nga lart, për të mbushur kinemanë me qartësi, pasuri, detaje dhe thellësi mahnitëse.

I vë tingujt në lëvizje kudo rreth jush

Tingujt e filmit në ekran lëvizin rreth jush në hapësirën tredimensionale, kështu që ju ndiheni sikur jeni brenda aksionit.

Krijon një përjetim argëtuese me lëvizje të fuqishme

Është tingull që ngacmon shqisat dhe frymëzon emocionet tuaja për të dhënë ndikimin e plotë të argëtimit. Si rezultat, një kolonë zanore e Dolby Atmos e bën të gjallë historinë në ekran si kurrë më parë. Tingujt e filmit rrjedhin rreth jush për t’ju zhytur plotësisht në aksion, duke rritur efektin e historisë dhe duke krijuar një përvojë të fuqishme kinemaje.