PRIVATE GAMING

Ekskluzivisht në CineStar Prishtina (Prishtina Mall) ke mundësinë për herë të parë të përjeton lojëra në një ekran të madh me tinguj të mrekullueshëm surround, vetëm për ty dhe ekipin tënd. Mblidh ekipin (deri në 20 lojtarë) dhe përgatituni për një eksperiencë superiore. Shijoni shoqërimin privat dhe luani lojërat tuaja të preferuara në arenën unike gaming.

Na kontaktoni përmes formës online apo e-mail adresës [email protected] dhe do t’ju prezantojmë ofertën të cilës nuk mund ti rezistoni. Ditëlindjet, casual gaming, turne – i kemi të gjitha. Disponueshmëria e terminit të dëshiruar do të konfirmohet nga CineStar brenda 24 orëve.

Mblidhni një ekip deri në 20 lojtarë dhe ejani të paktën 60 minuta para gaming sesionit gaming, në mënyrë që stafi ynë të përgatisë gjithçka. Në ndërkohë, shijoni barin!

Sillni konsolat dhe kontrollorët personale si dhe lojërat tuaja të preferuara. Siguroheni që çdo gjë është përditësuar dhe instaluar!

Shijoni 2 orë përvojën e premium gaming në ekran të madh me tingullin surround të shkëlqyer dhe rrjetin më të shpejtë – ju e keni sallën e lojërave vetëm për veten tuaj.

Sillni konsolat dhe kontrollorët personale si dhe lojërat tuaja të preferuara, ndërsa ekipi ynë do të përgatisë gjithçka tjetër që argëtimi juaj të jetë i plotë dhe i shkujdesur në një mjedis absolut gaming. Lidhni pajisjet tuaja, uluni në ulëset e lojërave dhe loja mund të fillojë. Përvoja juaj do të jetë unike, lojërat tuaja të preferuara do të marrin një dimension të ri dhe konkurrenca e ekipit tuaj do të jetë argëtim të paharrueshëm, të gjitha këto me rrjetin më të shpejtë.

Për organizimin e Gaming Party, ne ofrojmë gjithashtu mundësi shtesë: festë ditëlindjeje pas lojës për më të rinjtë ose shoqërim bar për të rriturit. Sigurisht, është e mundur blerja e gaming përvojës si dhuratë për dikë!

Për organizimin e gaming party, duhet të plotësohet KËRKESA ONLINE së paku 7 ditë para ditës së dëshiruar. Pagesa mund të realizohet përmes e-banking në bazë të ofertës – jo më vonë se 48 orë para kohës së dakorduar.

ÇMIMORE PËR PRIVATE GAMING

E HËNE – E ENJTE
(deri 17h, termini i fundit në 15h)
80,00 €
E HËNE – E ENJTE
(deri 17h)
90,00 €
E PREMTE, E SHTUNE, E DIEL DHE FESTA
(termini në 8h ose 9h)
80,00 €
E PREMTE, E SHTUNE, E DIEL DHE FESTA
(terminet: 13:30h, 14h, 14:30h, 15h)
170,00 €

ÇMIMET E MENYVE

* POPCORN MENY
  • POPCORN MESATAR
  • PIJE MESATARE 0.5L
  • ÇOKOLLATË
6,00 €
*NACHOS MENY
  • NACHOS + 2 SALCA
  • PIJE MESATARE 0.5L
  • ÇOKOLLATË
7,90 €

SHËNIME

  • TVSH nga 18% është përfshirë në çmim
  • Me njoftim paraprak, ekziston mundësia e përdorimit të konsolit tonë PS (me marrëveshje për instalimin e lojës Tuaj)
  • Pijet dhe grimtësirat duhet të theksohen paraprakisht
  • WI-FI aksesi
  • Mundësia e rezervimit të dhomës së ditëlindjes pas lojës për më të rinjtë: 40,00 € – 30 min ose 55,00 € – 1 orë
  • Mundësia e rezervimit të një tavoline dhe pije në bar për të rriturit – të theksohet gjatë realizimit të marrëveshjes

    KONTAKTET

    INFORMACION PRIVAT PËR LOJRAT

    PYETJE TË SHPESHTA

    Numri maksimal i vizitorëve në sallë është 20, askush nuk pëlqen të luajë vetëm.

    Sigurohuni që të arrini 60 minuta më herët. Stafi ynë ka nevojë për pak kohë për të rregulluar gjithçka, dhe ju mund të pushoni në lobby apo në barin gjatë asaj kohe. Tregoni konfirmimin e rezervimit, kur të arrini në sallë, kyçu dhe lansimi fillon.

    Sallën rezervohet për dy orë. Nuk të mjafton? Nëse salla është e disponueshme, mund të caktoni termin të dyfishtë.

    Terminet për Gaming të cilët janë të definuara paraprakisht si dhe çmimet për termin dyorësh mund ti gjeni ne faqen tonë, varësisht nga termini i përzgjedhur. Plotëso kërkesën, por jo më vonë se 7 ditë para datës së dëshiruar dhe ne do t’ju kontaktojmë.

    Ju merrni konsolën tuaj (PS ose Xbox), kontrollorët dhe lojërat e dëshiruara (të paktën 60 minuta më parë). Plotëso të gjitha përditësimet e softuerit në shtëpi dhe instalo paraprakisht lojërat. Çdo gjë tjetër është gati. Ne gjithashtu kemi mundësinë e shfrytëzimit të konsolës tonë.

    Mundeni, por 48 orë para terminit të caktuar dhe cakto një termin të ri.

    CineStar ofron një ofertë interesante për ekipin. Derisa një ekip luan, ekipi tjetër është duke ngrënë, duke pirë dhe mbështetur…dhe është në pritje të një revanshi të zjarrtë! Zgjidhni menynë gjatë rezervimit të terminit në kërkesë. Nuk lejohet sjellja e ushqimit dhe pijeve të blera jashtë kinemasë.

    Sigurisht, nëse ekipi dëshiron – kamerierët tanë do t’ju shërbejnë me pije nga bari, në bazë të kufizimeve të moshës. Thjesht zgjidhni nga oferta jonë.

    Sigurisht! Plotëso kërkesën dhe ne do të lidhim të pamundurën. Zbuloni gjithçka përmes ofertes speciale.

    Gaming Salla është e mbuluar me internet me shpejtësi të lartë. Lidhuni dhe luani online, mundeni përmes llogarisë tuaj të përdoruesit. Shpejtësia e rrjetit varet nga aftësitë e pajisjes suaj që do të sjellni.

    GAMING EVENTET

    A DËSHIRONI TË ORGANIZONI GARA E-SPORTI DHE GAME EVENT? KJO ËSHTË SALLA E CILA PRET PËR JU.

    Zona e eSports me 10 gaming dhe një pozicion qendror kaster është e përgatitur në mënyrë të përkryer për gara, ku salla bëhet vendndodhja për një show online të famshëm. Organizimi i finales suaj nuk mund të kaloj pa eventin gaming dhe rrjetin optik.

    Ju lutemi kërkesat tuaja për rezervimin e sallës dërgoni në: [email protected]