Filmi i parë artistik i DC Studios, “Superman”, mbërrin në kinema këtë verë, i prodhuar nga Warner Bros. Pictures. Me regjisorin James Gunn, i cili sjell stilin e tij të veçantë, “Superman” prezanton një hero të ri në universin e rindërtuar të DC-së. Ky film ofron një kombinim unik të aksionit epik, humorit dhe emocioneve, dhe portretizon një Superman të motivuar nga dhembshuria dhe besimi në mirësinë themelore të njerëzimit. Filmi është prodhuar nga Peter Safran dhe James Gunn, ku Gunn është si regjisori ashtu edhe skenaristi, duke e bazuar historinë në personazhe nga universi i DC-së, me një theks të veçantë te Superman-i, i krijuar nga Jerry Siegel dhe Joe Shuster. Mos e humbisni këtë fillim emocionues të një epoke të re të filmave DC-së!
Në një film të ri të animuar hit, legjendarët Štrumpfët kthehen në ekranet e mëdha, më të përgatitur, më të kaltër dhe më argëtues se kurrë më parë!Në versionin origjinal të filmit, magjinë vokale për Štrumpfeten e sjell askush tjetër përveç sensacionit global të pop-it, Rihanna! Ky udhëtim i Štrumpfëve është i mbushur me këngë ngjitëse dhe numra dinamikë vallëzimi, ku e gjithë fshati i Štrumpfëve do të tregojë kuptimin e vërtetë të bashkëpunimit, optimizmit dhe besimit në sukses. Përmes kthesave të papritura dhe situatave komike, kjo shoqëri tregon se edhe pengesat më të mëdha mund të kalohen me pak magji, vullnet të mirë dhe një zemër të madhe dhe të kaltër.Përzierja perfekte e humorit, muzikës së shkëlqyer dhe animacionit fantastik e bën këtë film një shpërblim të vërtetë për shikuesit e të gjitha grupeve të moshave.
Nga Seuli në Los Angeles, Teksas në Mexico City, BTS ARMY është kudo. FOREVER WE ARE YOUNG përfshinë fansat e pasionuar që zhvilluan ikonat e popit BTS të shekullit të 21-të në një emër të njohur global. Ne takojmë fansa në BTS- ReactorCon në Lewisville, Teksas, një instruktor vallëzimi në Seul i cili jep mësim vetëm për koreografinë e BTS, dhe fansa që janë organizuar që nga viti 2013 për të ndihmuar BTS të dominojë listat. Duke sfiduar stereotipet e fansave të popit si vajza adoleshente që brohorisin, ARMY është një lëvizje ndërgjeneracionale, e zgjuar nga ana kulturore dhe shoqërore aktive që është po aq e larmishme sa vetë bota. Filmi kap frymën e fuqishme të aktivizmit dhe kolektivitetit që e bën ARMY një simbol të shpresës dhe unitetit në botën tonë gjithnjë të përçarë.
Po lind një epokë e re. Këtë verë, tre vite pasi trilogjisë Jurassic World u mbyll me secilin film duke kapërcyer 1 miliard dollarë fitime në gjithë botën, seriali jetëgjatë Jurassic zhvillohet në një drejtim të ri interesant me Jurassic World Rebirth. Me pjesëmarrjen e superyllit të filmave aksion Scarlett Johansson, kandidatit për ëmimet Emmy dhe SAG, Jonathan Bailey dhe fituesi i dy çmimeve Oscar® Mahershala Ali, ky kapitull I ri i mbushur me aksion ka një skuadër ekstradimesh që shkon në vendin më të rrezikshëm të TRokës, një ambjent studimor në ishullin ku ka qenë Parku Jurasik, dhe që tani banohet nga gjallesat më të këqija të atyre që mbetën pas. Gjithashtu me aktorët e njohur ndërkombëtarë Rupert Friend dhe Manuel Garcia-Rulfo, filmi vjen me regji të vizualistit dinamik Gareth Edwards (Rogue One: A Star Wars Story) me një skenar të skenaristit origjinal të Jurassic Park David Koepp. Pesë vite pas ngjarjeve të Jurassic World Dominion, ekologjina e planetit është treguar kryesisht armiqësore ndaj dinosaurëve. Ata që kanë mbetur, ekzistojnë në ambjente të izoluara ekuatoriale me klimë të ngjashme me atë në të cilën dikur lulëzuan. Tre krijesat më kolosale në tokë, det dhe ajër në ato biosferë tropikale, mbajnë në ADN-në e tyre, çelësin për një ilaçq që do të mundësojë të mira që do t'I shpëtojnë jetën njerëzimit. Kandidatja për çmimin Oscar® Johansson, luan rolin e ekspertes profesioniste të operacioneve të fshehta, Zora Benet, e kontraktuar për të udhëhequr një skuadër profesionistësh në një mision shumë sekret për të siguruar material gjenetik. Kur operacioni i Zoras ndërthuret me një familje civile që iu përmbys anija e ekspeditës nga dinosaurët grabitqarë të ujit, ata e gjejnë të gjithë veten të bllokuar në një ishull të ndaluar ku dikur gjendej një ambjent studimor I fshehtë për Parkun Jurasik. Aty, në një terren të mbushur me dinosaurë të specieve jashtëzakonisht të ndryshme, ata përballen me një zbulim të lig e tronditës që i është fshehur botës për dekada me radhë.
Nga producentët fitues të çmimit Oskar vjen një horror me hakmarrjeje mbinatyrore, i vendosur në moçalet atmosferike të Floridës. Ana (Peak), e shkatërruar nga vdekja e papritur e prindërve të saj, shpërngulet nga Nju Jorku në një qytet të vogël në Florida për të jetuar me gjyshen që nuk e kishte njohur kurrë. E izoluar, e pambrojtur dhe e etur për shoqëri, ajo gjen ngushëllim të përkohshëm në shoqërinë e dy adoleshentëve vendas (Benet, Xhajls). Por kur bëhet bashkëpunëtore në një akt të pafalshëm dhune, Ana gjendet në kthetrat e z. Sandman, shpirti i shtrembëruar i një fëmije të torturuar që përndjek ëndrrat e mujsharëve, e kur ata zgjohen, ua nxjerr dhe ua ha sytë. Ana duhet të ndreqë gabimet e saj para se të bjerë vetë viktimë e këtij mallkimi të tmerrshëm.
Nga krijuesit e filmit hit "Top Gun: Maverick", vjen filmi i suksesshëm më i fuqishëm i vitit, F1! Në rolin kryesor, Brad Pitt shkëlqen si një ish-pilot i Formula 1 që rikthehet në pistë, i shoqëruar nga Damson Idris si shoku i tij i skuadrës në ekipin imagjinar APX GP. Ky udhëtim plot adrenalinë na çon drejt në zemër të botës së Formula 1, i xhiruar gjatë fundjavave të vërteta të Çmimeve të Mëdhenj, ku ekipi i xhirimit garon përbri legjendave reale të sportit. Me një histori të pafavorizuarish, miqësie, guximi dhe pak romance, F1 ofron një përvojë kinematografike unike që do t’ju lërë pa frymë. Përgatituni për një aventurë spektakolare që shtyn kufijtë e përvojës kinematografike! Vija e nisjes po pret – së shpejti në kinema!
Një djalosh i quajtur Elio, pa dashje, përfundon në një vend të panjohur dhe të huaj, të njohur si hapësira midis galaktikave dhe objekteve të tjera kozmike. I tërhequr dhe me imagjinatë të pasur, ai gjendet papritur në një organizatë ndërplanetare ku marrin pjesë përfaqësues nga galaksi të largëta. I keqkuptuar si përfaqësuesi kryesor i Tokës dhe i papërgatitur për një rol të tillë, Elio përpiqet me zgjuarsi të krijojë lidhje me krijesat e çuditshme jashtëtokësore, të kalojë një sërë sprova dhe të zbulojë se kush është ai në të vërtetë.
Nga regjisori fitues i çmimit Oscar, Danny Boyle, dhe skenaristi i nominuar për Oscar, Alex Garland, vjen një rikthim tronditës në botën e 28 Ditë Më Vonë. Kanë kaluar pothuajse 30 vite që kur virusi vdekjeprurës i tërbimit u përhap nga një laborator armësh biologjike. Karantina vazhdon – e ashpër dhe pa mëshirë. Por disa kanë mbijetuar… dhe janë përshtatur. Në një ishull të vogël, të lidhur me tokën vetëm nga një rrugë e vetme e fortë dhe e mbrojtur, një grup i mbijetuarish përpiqet të ruajë shpresën. Por kur njëri prej tyre niset në një mision të rrezikshëm drejt zemrës së territ të infektuar, zbulon se nuk kanë ndryshuar vetëm të infektuarit – por edhe vetë njerëzit. Mutacione. Sekrete. Tmerr i ri. Këtë vit – mbijetesa nuk mjafton më.
Nga tre herë kandidati I çmimit Oscar® dhe fituesi i Globit të Artë Dean DeBlois, vizionari kreativ i trilogjisë së njohur të DreamWorks Animation How to Train Your Dragon trilogy, vjen një rikrijim mahnitës me aktorë njerëzorë të filmit që nisi trilogjinë aq të dashur për shikuesit. Në ishullin e thepisur të Berkut, ku vikingët dhe dragonjtë kanë qenë armiq të ashpër për breza me radhë, Lemza (Mason Thames; The Black Phone, For All Mankind) dallon nga të tjerët. Djali me mendje krijuese por që nuk bie në sy i kryetarit Stoiku i Madh (Gerard Butler, që rikthehet tek roli të cilit i dha zërin në filmin vizatimor). Lemza sfidon traditën disa shekullore kur bëhet mik me Dhëmbushin, një dragua i frikshëm i Furisë së Natës. Lidhja e pazakontë miqësore tregon natyrën e vërtetë të dragonjve, duke sfiduar thelbin e shoqërisë vikinge. Me Astridin e ashpër dhe ambicioze ( kandidatja e çmimit BAFTA Nico Parker; Dumbo, The Last of Us) dhe kovaçin e çuditshëm të fshatit, Gober, (Nick Frost; Snow White and the Huntsman, Shaun of the Dead) në krah, Lemza përballet me një botë të ndarë nga frika dhe keqkuptimi. Ndërsa një kërcënim i vjetër shfaqet, duke rrezikuar si vikingët ashtu edhe dragonjtë, miqësia e Lemzës me Dhëmbushin kthehet në sekretin e krijimit të një të ardhmeje të re. Së bashku, duhet të ecin nëpër rrugën delikate drejt paqes, duke u ngritur përtej kufijve të botëve të tyre dhe duke ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh hero dhe udhëheqës.
Xhon Uik është një nga sagat më të njohura të zhanrit aksion, e njohur për botën e vrasësve elitarë. Filmi Balerina, me protagonistë Ana de Armas dhe Keanu Reeves, zhvillohet mes ngjarjeve të pjesës së tretë dhe të katërt të kësaj sage kult. Në qendër të historisë është një grua e re, e cila, pas një tragjedie familjare, nis një udhëtim të pamëshirshëm për drejtësi dhe hakmarrje. E tërhequr në një botë të errët komplotesh të fshehta dhe intrigash të rrezikshme, ajo shndërrohet në një vrasëse të aftë, e shtyrë nga dhimbja e thellë emocionale dhe etja e pashuar për drejtësi. Një luftëtare me aftësi të jashtëzakonshme, rrugëtimi i saj drejt hakmarrjes është një përvojë si fizike, ashtu edhe emocionale, e mbushur me humbje, zemërim dhe trauma. Balerina sjell një dimension të ri në universin e Xhon Uikut, duke gërshetuar aksionin intensiv me një histori të fuqishme që i lë spektatorët pa frymë.
Nga krijuesit e historisë së Karate Kid dhe botës së Cobra Kai – vjen një histori e re për luftën, miqësinë dhe çfarë duhet për t'u bërë një kampion i vërtetë. Në një botë ku lufta nuk ndalet kurrë... po vjen një gjeneratë e re! Li Fong, gjeniu i ri i kung fu-së, shpërngulet në Nju Jork dhe pa dashje tërheq vëmendjen e kampionit lokal të karatesë – një luftëtar që nuk fal. Kur legjendat e vjetra takohen me fuqinë e re, gjithçka është e mundur: me ndihmën e zotit Han dhe legjendarit Daniel LaRusso, Li nis një aventurë epike drejt turneut më të madh të karatesë ndonjëherë. Plagët e vjetra, rregulla të reja, e njëjta luftë për nder. Këtë vit – forca nuk është vetëm në goditje. Forca është në zemër.
Jeta jonë është rrjedhoja e zgjedhjeve tona. Tom Cruise rikthehet si Ethan Hunt në Mission: Impossible – The Final Reckoning. Çdo çast, çdo zgjedhje dhe çdo lëvizje i çon më pranë përplasjes së pashmangshme që do t’i ndryshojë përgjithmonë. Skena emocionuese dhe plot adrenalinë paralajmërojnë një përfundim spektakolar të një sage që ka mbajtur të gozhduar miliona shikues në mbarë botën për më shumë se dy dekada.
Rimejku i klasikut të Disney-t nga viti 2002, „Lilo dhe Stich“, është një histori qesharake dhe prekëse për një vajzë të vetmuar nga Havai dhe një alien të arratisur, i cili ndihmon familjen e saj të shpërbërë të përmirësohet.
Një nga sagat më të suksesshme të zhanrit horror, Final Destination, rikthehet në të gjithë lavdinë e saj me një kapitull të ri tronditës. Regjisorët Adam Stein dhe Zach Lipovsky çojnë shikuesit në fillesat e ciklit vdekjeprurës të fatit, duke eksploruar rrënjët e errëta të drejtësisë së pamëshirshme të vdekjes. Historia flet për Stefaninë (Kaitlyn Santa Juana), një studente kolegji e përndjekur nga një makth i dhunshëm dhe i përsëritur. E vendosur ta thyejë këtë cikël vdekjeprurës, ajo kthehet në shtëpi për të gjetur personin e vetëm që mund ta ndihmojë të shpëtojë familjen e saj nga fati i pashmangshëm. Teksa spiralja e vdekjes shtrëngohet rreth saj dhe atyre që i ka më për zemër, shikuesit do të përjetojnë një tjetër përballje të pamëshirshme me planin e pandalshëm të fatit.
Minecraft, videoloja më e shitur e të gjitha kohërave, gjatë 15 viteve të fundit është bërë një fenomen global, duke frymëzuar breza lojtarësh dhe krijues. Kjo është hera e parë që bota e lojës është sjellë në ekranin e madh, duke ofruar një perspektivë të re emocionuese plot aksion, humor dhe estetikë vizuale të jashtëzakonshme. Filmi ndjek katër persona të jashtëm - Garret Plehraxhiun, Man Garrisonin (Momoa), Henrin (Hansen), Natalinë (Myers) dhe Donin (Brooks) - të cilët, teksa përballen me probleme të zakonshme, tërhiqen përmes një portali misterioz në Mbibotën e mrekullueshme. Kjo botë e pazakontë, kubike plot me imagjinatë u sjell atyre sfida të papritura - nga të mësuarit se si të zotërojnë mjedisin e ri deri te mbrojtja kundër armiqve si piglinët dhe zombit. Në rrugën e tyre, ata takojnë minatorin dhe ndërtuesin Stiv (Black), dhe së bashku ata nisin një aventurë epike që do t'i mësojë si të përdorin krijimtarinë e tyre për të kapërcyer të gjitha pengesat, si në botën e Minecraft ashtu edhe në jetën reale.
Kur kotele juaj largohet nga qyteti, gomari është i lirë, dhe lopa thotë përshëndetje, duhet të telefononi Hitpig! Ai është një derr dhe një gjahtar bujarish, i cili fiton jetesën duke kapur kafshët e arratisura dhe duke ia kthyer ato pronarëve të tyre. Ai ktheu një ferret me erë të keqe në një laborator të rrezikshëm, një koalë luftarake në një kopsht zoologjik plot me fëmijë dhe një gaforre miqësore në një shfaqje gatimi. Detyra tjetër e Hitpig është më e madhja e tij deri më tani: për 1 milion dollarë, atij i duhet t'i kthejë një elefant vallëzues te një showman maniak i Vegasit. Por ajo që duhet të ishte paraja e lehtë, së shpejti kthehet në kaos. Hitpig dhe elefanti nisin një aventurë të egër nëpër botë, dhe Hitpig duhet të përballet me dilema morale - nëse ai vazhdon të gjuajë për para apo të lirojë mikun e tij të ri?