Programi jashtëzakonisht i sofistikuar Ares, i cili dërgohet në një mision të rrezikshëm nga bota digjitale në atë reale, do të shënojë takimin e parë të njerëzimit me inteligjencën artificiale.
Kur një engjëll ka qëllimet më të mira... dhe metoda katastrofike. Një komedi me shpirt dhe aktorë të mëdhenj, për atë që ndodh kur universi vendos të bëjë pak rrëmujë. Në një mision kaotik qiellor, Gabrieli (Keanu Reeves), një engjëll i dashur por mjaft i ngathët, vendos të ndërhyjë në jetët e dy njerëzve krejt të ndryshëm: një profesionist i lirë i stërlodhur (Aziz Ansari) dhe një milioner arrogant startup-esh (Seth Rogen). Por ndërsa planet hyjnore përzihen me dobësitë njerëzore, gjërat shpejt dalin jashtë kontrollit... dhe lind një komedi gazmore mbi fatin, privilegjet dhe (pa)fatet e mëdha që mund të na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin.
Katër vite më parë, Fini 13 vjeçar vrau njeriun që e rrëmbeu dhe shpëtoi, duke u bërë i mbijetuar i vetëm i Rrëmbyesit. Por ligësia e vërtetë shkon përtej vdekjes...dhe telefonoi po bie prapë. Katër herë kandidati i çmimit Oscar® Ethan Hawke kthehet për rolin më negativ të karrierës së tij si Rrëmbyesi dhe kërkon të hakmerret ndaj Finit (Mason Thames) nga përtej varrit duke kërcënuar motrën e vogël të Finit, Guenin (Madeleine McGraw). Fini, tashmë 17 vjeçar, ka probleme me jetën pas kohës së kaluar i mbyllur, por Guenit 15 vjeçare fillojnë t'ii vijnë telefonata në ëndërr nga telefoni i zi dhe sheh pamje shqetësuese të tre djemve që i ndjek dikush në një kamp dimëror të njohur si Liqeni Alpin. E vendosur të zgjidhë misterin dhe t'i japë fund torturës për veten dhe vëllanë, Gueni e bind Finin t vizitojë kampin gjatë një stuhie dimri. Aty, ajo zbulon një kryqëzim tronditës mes historisë së Rrëmbyesit dhe asaj të familjes së saj. Ajo dhe Fini, së bashku, duhet të përballen me një vrasës që është bërë më i fuqishëm në vdekje dhe më i rëndësishëm se ç'mund ta imagjinonte secili prej tyre.
Kriminelët e preferuar të të gjithëve janë rikthyer dhe tani nuk janë vetëm. Në kapitullin e ri të mbushur me aksion nga komedia e suksesshme e DreamWorks Animation, për një bandë kafshësh kriminale të jashtëzakonshme, Djemtë e Këqij, tashmë të reformuar, po përpiqen (shumë, shumë madje) që të jenë të mirë, por e gjejnë veten të përfshirë pa dëshirë në një grabitje shumë të rrezikshme të nivelit të lartë, të organizuar nga një bandë e re kriminelesh që atyre s’ua merrte mendja: Vajzat e Këqija. Bazuar në serinë e librave best-seller të New York Times nga Aaron Blabey, që arritën nga tetë milionë në 30 milionë kopje të shitura që nga dalja e filmit të parë në 2022, The Bad Guys 2 ka kastin origjinal të yjeve të kinemasë, të udhëhequr nga fituesi i çmimit Oskars ® Sam Rockwell si Zoti Ujk, kandidati për çmimin SAG Marc Maron si hapësi i kasafortave Zoti Gjarpër, kandidati për çmimin SAG Craig Robinson si mjeshtri i maskimit, Zoti Peshkaqen, fituesi i çmimit Grammy Anthony Ramos si Zoti Piranja dhe fituesja e çmimit Emmy Awkwafina si hakerja Zonjushë Tarantula, e njihur si “Rrjeta.” Kastit të aktorëve të zërit i shtohet një treshe shumë e fuqishme nga bota e komedisë si Vajzat e këqija: kandidatja për çmiminOscar® Danielle Brooks (The Color Purple) si udhëheqësja e Bad Girls Kotelja Kiti, një leoparde e zgjuar dhe dinake bore; kandidatja e çmimit Oscar® Maria Bakalova (Borat Subsequent Movie Film) si Bishtaleci, një inxhinjere e shkëlqyer nga Bullgaria; dhe kandidatja e çmimit Emmy dhe ikona e komedisë Natasha Lyonne (Russian Doll, Poker Face) si Fundi, një korb ironik me talent për mashtrime.
Ndonjëherë vendi më i rrezikshëm për një baba janë pushimet me familjen. Bob Odenkirk rikthehet si Haç Mansell, baba, bashkëshort dhe vrasës i fiksuar pas punës në kapitullin e ri të Nobody, hiti aksion thriller i vitit 2021 që zuri vendin e parë gjatë premierës në kinematë amerikane. Katër vite pasi ai aksidentalisht u ndesh me mafien ruse, Haçi i ka 30 milion dollarë borxh organizatës kriminale dhe po e shlyen borxhin me një varg pa fund vrasjesh të kriminelëve ndërkombëtarë. Megjithëse atij i pëlqen adrenalina që i jep "pun", Haçi dhe gruaja e tij Beka (kandidatja e çmimit ndërkombëtar Emmy Connie Nielsen) e gjejnë veten të mbingarkuar me punë dhe duke u larguar nga njëri-tjetri. Ndaj vendosin t'i marrin fëmijët (Gage Munroe, Paisley Cadorath) në një palë pushime të shkurtra Parkun Ujor Madhështor të Billit të Egër, vendi i vetëm ku Haçi dhe vëllai i tij Harri (kandidati për çmimet Grammy dhe Emmy RZA) shkonin me pushime kur ishin të vegjël. Me babanë e Haçit nga pas ( fituesi i çmimit Emmy Christopher Lloyd), familja arrin në qytetin e vogël turistik të Plamervillit (Plamervilli është Qyteti i Verës), gati për argëtime në diell. Por kur një përplasje e vogël me disa rrugaçë të qytetit e vendos familjen në shënjeshtrën e një menaxheri të korruptuar parku lojërash (John Ortiz;seriali Fast and Furious, Bumblebee) dhe sherifin e tij të dyshimtë (kandidati për çmime Emmy dhe Golden Globe, Colin Hanks), Haçi e gjen veten në qendër boses më të çmendur dhe më të etur për gjak të krimit që ai (apo kushdo) ka parë ndonjëherë (fituesja e çmimit Emmy dhe kandidatja e çmimit Oscar® ikona e ekranit, Sharon Stone).
Filmi horror më i mirë i vitit! Pas viteve në lidhje, Timi dhe Mili (Dave Franco dhe Alison Brie) ndodhen në një pikë kthese në jetën e tyre kur vendosin të shpërngulen në fshat, duke lënë pas gjithçka që kishin njohur. Tensionet rriten dhe një makth fillon: një fuqi e mistershme dhe jonatyrore kërcënon të shkatërrojë jetën e tyre, dashurinë, madje edhe trupat e tyre.
"The Smashing Machine" është një shpërthim biografik që godet zemrën dhe ringun po aq fort! Kur Dwayne Johnson merr rolin e kampionit legjendar të MMA Mark Kerr, e shohim "The Rock" si kurrë më parë: të brishtë, me shumë shtresa dhe të motivuar për t'i treguar botës çmimin e errët të famës. Atij i bashkohet Emily Blunt në rolin e Don Stepëlsit, partnerja e guximshme e jetës që përpiqet ta mbajë Kerrin në këmbë ndërsa ai ka vështirësi me famën, dëmtimet dhe djajtë personalë. Ylli i filmit është kroato-japonezi Satoshi Ishii, që interpreton legjendën e PRIDE Enson Inoue, njeriun që Kerr e mundi në Çmimi ne Madh ikonik të vitit 2000. Filmi ndjek ngritjen meteorike të Kerrit, dy tituj radhazi turnesh në UFC, dhe betejën e dhimbshme me varësinë që kërcënon të shkatërrojë gjithçka që ai ka ndërtuar.
Ndërsa Ida dhe klasa e saj luftojnë për ruajtjen e naturës në Ditën vjetore të Pyjeve, Helena ka një problem krejt tjetër: Familja e saj përballet me falimentimin-ajo përpiqet ta mbajë të fshehtë këtë dhe ndjek një plan: duhet të bëhet influencere e suksesshme për të shmangur rrënimin e familjas. Silasi ka gjithashtu axhendën e tij: ai do që t'i bjerë në sy Helenës dhe shantazhon shokët e pasur të klasës për ta arritur këtë. Helena dhe Silasi futen në telashe të tjera me skemat e tyre. Rrugët e tyre kryqëzohen, por në të njëjtën kohën ata kërcënojnë të prishin gjithçka për të cilën klasa ka luftuar për muaj. Por në fund, komuniteti magjik bashkohet në përpjekjen e tij.
Nga producentët fitues të çmimit Oskar vjen një horror me hakmarrjeje mbinatyrore, i vendosur në moçalet atmosferike të Floridës. Ana (Peak), e shkatërruar nga vdekja e papritur e prindërve të saj, shpërngulet nga Nju Jorku në një qytet të vogël në Florida për të jetuar me gjyshen që nuk e kishte njohur kurrë. E izoluar, e pambrojtur dhe e etur për shoqëri, ajo gjen ngushëllim të përkohshëm në shoqërinë e dy adoleshentëve vendas (Benet, Xhajls). Por kur bëhet bashkëpunëtore në një akt të pafalshëm dhune, Ana gjendet në kthetrat e z. Sandman, shpirti i shtrembëruar i një fëmije të torturuar që përndjek ëndrrat e mujsharëve, e kur ata zgjohen, ua nxjerr dhe ua ha sytë. Ana duhet të ndreqë gabimet e saj para se të bjerë vetë viktimë e këtij mallkimi të tmerrshëm.
Nga studioja Warner Bros. Pictures dhe nga regjisori Paul Thomas Anderson, kandidat për çmimin Oskar dhe fitues i çmimit BAFTA, vjen një dramë kriminale me protagonist fituesin e çmimit Oskar Leonardo DiCaprio. Fituesit e çmimit Oskar Benicio del Toro dhe Sean Penn luajnë gjithashtu krah Regina Hall-it, Teyana Taylor-it dhe Chase Infinitit, si dhe Wood Harrisit dhe Alana Haimit. Anderson e drejton filmin nga skenari i tij dhe e prodhon bashkë me Adam Somnerin dhe Sara Murphy-n, kandidatë për çmimin Oskar dhe BAFTA, ndërsa Will Weiske është producent ekzekutiv.
"Të Huajt" rikthehen, më brutalë, më të pamëshirshëm dhe më të tmerrshëm se kurrë më parë, në një kapitull të ri dhe të përgjakshëm të sagës së horrorit kult. Kur zbulojnë se një nga viktimat e tyre, Maja (Madelaine Petsch), është ende gjallë, ata kthehen pa mëshirë – të vendosur ta përfundojnë atë që nisën. E bllokuar në një makth pa rrugëdalje dhe pa askënd të besuar, Maja duhet të mbijetojë një valë tjetër terrori, ndërsa Të Huajt e ndjekin pa reshtur – të shtyrë nga një dëshirë e sëmurë dhe e pamëshirshme për shkatërrim. Për ta nuk ka mëshirë, vetëm vdekje për këdo që u del përpara.
Një aventurë për gjithë familjen! Me rastin e 50-vjetorit të Europa-Park, parku më i madh argëtues në Europë, vjen në ekranin e madh një aventurë e vërtetë kinematografike me personazhet e dashur Edi dhe Eda. Filmi i animuar Çmimi i Madh i Europës i dërgon Edin dhe Edën në një aventurë rrufe dhe emocionale që do të magjepsë audiencën këtë verë me personazhe të dashur, histori plot tension, aksion dhe humor. Muzika emocionuese është kompozuar nga fituesi gjerman i çmimit Oskar, Volker Bertelmann, dhe prodhuar nga Michael Mack, partner i përgjithshëm i Europa-Park Resort dhe themelues i MACK Magic. Vlen të përmendet se edhe Kroacia ka pjesën e saj në Europa-Park, ku ndodhet edhe atraksioni më i madh i parkut, Voltron Nevera, i krijuar në bashkëpunim me Rimac.
Nga regjisori vizionar Kogonada (After Yang, Pachinko) dhe mendja plot humor e Seth Reiss-it (The Menu) vjen një aventurë kinematografike e mrekullueshme për dy të panjohur, një makinë dhe një milion mundësi. Margot Robbie dhe Colin Farrell takohen në një dasmë dhe të dy kanë marrë me qira të njëjtën makinë. Dhe aty nis Udhëtimi i tyre i Madh, i Guximshëm dhe i Bukur. Përmes keqkuptimeve komike, heshtjes që flet më shumë se fjalët dhe ndalesave pothuajse magjike gjatë rrugës, ata zbulojnë njëri-tjetrin - dhe veten. Fantazia dhe realiteti ndërthuren, rastësitë i çojnë drejt fatit, dhe çdo kthesë sjell një mundësi të re për dashuri, të vërtetën apo të paktën një bisedë të mirë. Nganjëherë, rrugët më të papritura na çojnë drejt e në zemër.
Tanjiro Kamado - një djalosh i cili iu bashkua një organizate të dedikuar për gjuetinë e demonëve, të quajtur Korpusi i Vrasësve të Demonëve, pasi motra e tij më e vogël, Nezuko, u kthye në një demon. Duke u bërë gjithnjë e më i fortë dhe duke thelluar lidhjet dhe miqësitë me anëtarët e tjerë të Korpusit, Tanjiro ka luftuar shumë demonë së bashku me shokët e tij Zenitsu Agatsuma dhe Inosuke Hashibira. Gjatë udhëtimit të tij, ai është bashkuar në betejë me shpatarët më të lartë të Korpusit Hashira, përfshirë Flame Hashira, Kyojuro Rengoku, në trenin Mugen, Sound Hashira Tengen Uzui, në Entertainment District, si dhe Mist Hashira, Muichiro Tokito, dhe Love Hashira, Mitsuri Kanroji, në fshatin Swordsmith. Ndërsa anëtarët e Korpusit dhe Hashirat janë përfshirë në një program të përbashkët trajnimi fizik, Stërvitja e Hashirave, në përgatitje për betejën e ardhshme kundër demonëve, Muzan Kibutsuji shfaqet në Rezidencën Ubuyashiki. Me liderin e Korpusit të Vrasësve të Demonëve në rrezik, Tanjiro dhe Hashirat nxitojnë drejt selisë, por bien në një hapësirë misterioze përmes duarve të Muzan Kibutsujit.Destinacioni ku bien Tanjiro dhe Korpusi i Vrasësve të Demonëve është qendra e demonëve -- Infinity Castle. Dhe kështu, fusha e betejës është vendosur, ndërsa beteja përfundimtare mes Korpusit të Vrasësve të Demonëve dhe demonëve fillon.
Vetëm një hap e ndan fituesin nga vdekja. Historia e Stephen Kingut për kufijtë e qëndrueshmërisë njerëzore vjen në jetë me regjinë e Francis Lawrence-it, i njohur për spektaklin The Hunger Games. Njëqind adoleshentë nisen në një garë rraskapitëse ku vetëm njëri mund të mbijetojë, ndërsa publiku – njësoj si ata – përballet me pyetjen: Sa larg mund të arrish para se të humbasësh veten? Një thriller intensiv, tronditës dhe emocionalisht rraskapitës që vë në provë trupin, mendjen dhe moralin. Përgatituni të ecni buzë humnerës.
Nga kompania filmike New Line Cinema vjen vazhdimi i nëntë nga bota e “The Conjuring”, një film që ka fituar mbi dy miliardë dollarë në biletari. Veterani i sagës, Michael Chaves, rikthehet si regjisor, ndërsa arkitektët e sagës, James Wan dhe Peter Safran, janë producentë. Ky vazhdim sjell një kapitull të ri dhe emocionues të kësaj historie kulti, bazuar në ngjarje të vërteta. Vera Farmiga dhe Patrick Wilson rikthehen në rolet e tyre si hetuesit paranormalë në jetën reale, Ed dhe Loreinë Uoren, në rastin më të tensionuar deri më sot, që do të shtyjë edhe më tej kufijtë e kësaj sage ndërkombëtare.
Një kombinim unik i tregimit emocional dhe vizionit kreativ, në përputhje të përsosur me misionin e Angel Studios për të ofruar për publikun global përmbajtje frymëzuese dhe pozitive, ku e mira gjithmonë fiton. Kur fletorja e vizatimeve e një vajze bie në një liqen të çuditshëm, vizatimet e saj marrin jetë, të paparashikueshme, kaotike dhe rrezikshëm reale. Ndërsa qyteti nis të shpërbëhet sistematikisht, ajo dhe vëllai i saj duhet të ndjekin përbindëshat përpara se të shkaktojnë dëme të pakthyeshme. Ndërkohë, babai i tyre, në një garë me kohën, përpiqet të gjejë familjen dhe të ndalë katastrofën që nuk kishin ndër mend ta shkaktonin.
Kur një luftëtar sfidon fatin për një dashuri të humbur, lind një i pavdekshëm, hija e të cilit dridh agimin. Luc Besson sjell një histori epike për origjinën e legjendës, kur Princi Vlad, mes gjaku dhe lotësh, u bë Drakula. Princi Vlad II, konti Drakula, jeton vetëm për dashurinë e gruas së tij, princeshës Elisabeta, e pakrahasueshme për bukurinë dhe mirësinë e saj. Ajo është jeta, fryma dhe gjaku i tij – kuptimi i vetëm i ekzistencës së tij. Pas një lufte të lavdishme për Kishën, ai shembet nga dhimbja kur mëson për vdekjen e saj. I shkatërruar, ai rebelohet ndaj Zotit që ia mori të dashurën, dhe mallkon veten me pavdekësi. Kur mëson se dashuria e tij mund të rilindë një ditë, Drakula vendos të presë, për 400 vjet, deri kur e gjen sërish tek e reja Mina.
Përmbledhje e shkurtër: Në një New York plot shkëlqim, ku paratë dhe statusi duken si çelësi i gjithçkaje, një grua e re ambicioze përballet me një dilemë që trondit prioritetet e saj. E përfshirë në një marrëdhënie me një milioner, ajo përpiqet të ruajë pavarësinë dhe ëndrrat e saj, ndërsa joshja e një jete luksoze i bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u refuzuar. Mes dashurisë, interesave personale dhe pritshmërive shoqërore, ÇIFTI I PËRKRYER është një pasqyrë moderne dhe e mprehtë mbi marrëdhëniet, moralin dhe çmimin e suksesit në botën e sotme.
Në një film të ri të animuar hit, legjendarët Štrumpfët kthehen në ekranet e mëdha, më të përgatitur, më të kaltër dhe më argëtues se kurrë më parë!Në versionin origjinal të filmit, magjinë vokale për Štrumpfeten e sjell askush tjetër përveç sensacionit global të pop-it, Rihanna! Ky udhëtim i Štrumpfëve është i mbushur me këngë ngjitëse dhe numra dinamikë vallëzimi, ku e gjithë fshati i Štrumpfëve do të tregojë kuptimin e vërtetë të bashkëpunimit, optimizmit dhe besimit në sukses. Përmes kthesave të papritura dhe situatave komike, kjo shoqëri tregon se edhe pengesat më të mëdha mund të kalohen me pak magji, vullnet të mirë dhe një zemër të madhe dhe të kaltër.Përzierja perfekte e humorit, muzikës së shkëlqyer dhe animacionit fantastik e bën këtë film një shpërblim të vërtetë për shikuesit e të gjitha grupeve të moshave.
Nga krijuesit e filmit hit "Top Gun: Maverick", vjen filmi i suksesshëm më i fuqishëm i vitit, F1! Në rolin kryesor, Brad Pitt shkëlqen si një ish-pilot i Formula 1 që rikthehet në pistë, i shoqëruar nga Damson Idris si shoku i tij i skuadrës në ekipin imagjinar APX GP. Ky udhëtim plot adrenalinë na çon drejt në zemër të botës së Formula 1, i xhiruar gjatë fundjavave të vërteta të Çmimeve të Mëdhenj, ku ekipi i xhirimit garon përbri legjendave reale të sportit. Me një histori të pafavorizuarish, miqësie, guximi dhe pak romance, F1 ofron një përvojë kinematografike unike që do t’ju lërë pa frymë. Përgatituni për një aventurë spektakolare që shtyn kufijtë e përvojës kinematografike! Vija e nisjes po pret – së shpejti në kinema!
Kur kotele juaj largohet nga qyteti, gomari është i lirë, dhe lopa thotë përshëndetje, duhet të telefononi Hitpig! Ai është një derr dhe një gjahtar bujarish, i cili fiton jetesën duke kapur kafshët e arratisura dhe duke ia kthyer ato pronarëve të tyre. Ai ktheu një ferret me erë të keqe në një laborator të rrezikshëm, një koalë luftarake në një kopsht zoologjik plot me fëmijë dhe një gaforre miqësore në një shfaqje gatimi. Detyra tjetër e Hitpig është më e madhja e tij deri më tani: për 1 milion dollarë, atij i duhet t'i kthejë një elefant vallëzues te një showman maniak i Vegasit. Por ajo që duhet të ishte paraja e lehtë, së shpejti kthehet në kaos. Hitpig dhe elefanti nisin një aventurë të egër nëpër botë, dhe Hitpig duhet të përballet me dilema morale - nëse ai vazhdon të gjuajë për para apo të lirojë mikun e tij të ri?