Kriminelët e preferuar të të gjithëve janë rikthyer dhe tani nuk janë vetëm. Në kapitullin e ri të mbushur me aksion nga komedia e suksesshme e DreamWorks Animation, për një bandë kafshësh kriminale të jashtëzakonshme, Djemtë e Këqij, tashmë të reformuar, po përpiqen (shumë, shumë madje) që të jenë të mirë, por e gjejnë veten të përfshirë pa dëshirë në një grabitje shumë të rrezikshme të nivelit të lartë, të organizuar nga një bandë e re kriminelesh që atyre s’ua merrte mendja: Vajzat e Këqija. Bazuar në serinë e librave best-seller të New York Times nga Aaron Blabey, që arritën nga tetë milionë në 30 milionë kopje të shitura që nga dalja e filmit të parë në 2022, The Bad Guys 2 ka kastin origjinal të yjeve të kinemasë, të udhëhequr nga fituesi i çmimit Oskars ® Sam Rockwell si Zoti Ujk, kandidati për çmimin SAG Marc Maron si hapësi i kasafortave Zoti Gjarpër, kandidati për çmimin SAG Craig Robinson si mjeshtri i maskimit, Zoti Peshkaqen, fituesi i çmimit Grammy Anthony Ramos si Zoti Piranja dhe fituesja e çmimit Emmy Awkwafina si hakerja Zonjushë Tarantula, e njihur si “Rrjeta.” Kastit të aktorëve të zërit i shtohet një treshe shumë e fuqishme nga bota e komedisë si Vajzat e këqija: kandidatja për çmiminOscar® Danielle Brooks (The Color Purple) si udhëheqësja e Bad Girls Kotelja Kiti, një leoparde e zgjuar dhe dinake bore; kandidatja e çmimit Oscar® Maria Bakalova (Borat Subsequent Movie Film) si Bishtaleci, një inxhinjere e shkëlqyer nga Bullgaria; dhe kandidatja e çmimit Emmy dhe ikona e komedisë Natasha Lyonne (Russian Doll, Poker Face) si Fundi, një korb ironik me talent për mashtrime.