Fituesja e dy çmimeve Academy Award® Renée Zellweger kthehet në rolin që krijoi heroinën e komedisë romantike të të gjitha epokave, gruan qasja unike e të cilës ndaj jetës dhe dashurisë, ripërcaktoi një zhanër të tërë filmi. Brixhit Xhouns në fillim shpërtheu nga libri fenomenal i Helen Fielding, Ditari i Brixhit Xhouns që u bë best-seller global dhe film shumë i suksesshëm. Një grua pa shumë karrierë që jetonte në Londër, Brixhit Xhouns jo vetëm që i tregoi botës aventurat e saj romantike, por shtoi fjalë si "Beqarushë", "Të martuar të vetëk[naqur" dhe "trapllëk" fjalorit mbarëbotëror. Aftësia e Brixhitës për të tirumfuar pavarësisht vështirësive bëri që ajo të martohej më në fund me avokatin e suksesshëm Mark Darsi dhe të bëhej nëna e djalit të tyre. Më në fund erdhi lumturia Por në Bridget Jones: Mad About the Boy, Brixhita është sërish e vetme, e mbetur vejushë katër vite më parë, kur Marku u vra në një mision humanitar në Sudan. Ajo tani është nëna beqare e Billit 9 vjeç dhe Mejbëllit 4 vjeçe, dhe ka mbetur në një situatë të vështirë emocionale, duke i rritur fëmijët me miqtë e saj besnikë e madje edhe ish të dashurin, Deniëll Klivër (Hugh Grant). E shtyrë nga familja e saj urbane 0 Shejzëri, Xhudi dhe Tomi, kolegia e punës, Miranda, nëna e saj dhe gjinekologu i saj dr. Roulings (fituesja e çmimit Oscar®,Emma Thompson) - për të gjetur një rrugë të re drejt jetës dhe dashurisë, Brixhita kthehet në punë dhe madje provon aplikacione lidhjesh ku shumë shpejt ndiqet nga një djalosh entuziast dhe plot ëndrra (Leo Woodall i White Lotus). Tani e shpërndarë mes punës, shtëpisë dhe dashurisë, Brixhita vuan nga gjykimi i nënave ideale në shkollë, shqetësohet për Billin që vuan nga mungesa e të atit, dhe përfshihet në një varg ndërveprimesh të çuditshme me mësuesin shumë racional të të birit (kandidadi për çmimin Oscar® Chiwetel Ejiofor).
Pasi takohet me presidentin e sapozgjedhur të Amerikës, Thaddeus Ross, i portretizuar nga Harrison Ford në debutimin e tij në Universin Kinematik të Marvel-it, Sam kupton se është i përfshirë në një incident ndërkombëtar. Ai duhet të zbulojë arsyet pas një komploti të errët global.
Përshtatja emocionuese e romanit të Jay Crownover të vitit 2012 Rule sjell në jetë historinë intensive dhe emocionale të dashurisë që filloi këtë serial të suksesshëm. Regjisori i filmit është Nick Cassavetes, më i njohur për hitin ikonik The Notebook. Shaw, një student i mjekësisë, e ka dashur Rule, një artiste rebele tatuazhesh, për vite me radhë, edhe pse e ka parë gjithmonë vetëm si mik të familjes. Pas një nate të egër, ata detyrohen të përballen me ndjenja të ndrydhura dhe një kimi të pamohueshme. Ndërsa luftojnë me pikëllimin, pritjet familjare dhe frikën e angazhimit, ata duhet të testojnë nëse dashuria mes dy njerëzve nga botë kaq të ndryshme mund të mbijetojë. I vendosur në botën e gjallë të kulturës së tatuazheve, përshtatja e bestsellerit premton të përcjellë pasionin e papërpunuar, betejat personale dhe thellësinë emocionale që e bënë romanin të preferuar në mesin e fansave të romancës.
New Line Cinema — studio përgjegjëse për hitin e mrekullueshëm "Notebook" — dhe krijuesit jokonvencionale të "The Barbarian" ju ftojnë përzemërsisht të përjetoni një lloj të ri historie dashurie... të ngjashme me të cilat nuk keni parë kurrë më parë në ekran i madh..