Jeta jonë është rrjedhoja e zgjedhjeve tona. Tom Cruise rikthehet si Ethan Hunt në Mission: Impossible – The Final Reckoning. Çdo çast, çdo zgjedhje dhe çdo lëvizje i çon më pranë përplasjes së pashmangshme që do t’i ndryshojë përgjithmonë. Skena emocionuese dhe plot adrenalinë paralajmërojnë një përfundim spektakolar të një sage që ka mbajtur të gozhduar miliona shikues në mbarë botën për më shumë se dy dekada.

Filmi është i disponueshëm në versionin origjinal pa titra. Një nga sukseset më të mëdha kinematografike të të gjitha kohërave, me regji të Tony Scott dhe me protagonistë Tom Cruise dhe Val Kilmer, feston këtë vit 40-vjetorin e tij. Piloti i avionëve luftarakë të marinës, togeri Pit Miçell, Maverik, dërgohet në shkollën elitare të pilotëve navalë Top Gun, e vendosur në Miramar, një periferi e San Diegos në Kaliforni. Maverik është i patrembur, por ka një natyrë të papërmbajtur dhe të egër, dhe në shkollë krijon rivalitet me studentët e tjerë, veçanërisht me pilotin po aq të talentuar, togerin Tom Kazanski, i njohur si Iceman, me të cilin hyn në konflikt të hapur. Në një bar pranë bazës, Maverik takon astrofizikanen Sharlotë Blekud, e njohur si Çarli, një instruktore civile në Top Gun, të cilën ai e pëlqen menjëherë… pjesa tjetër është histori.
Filmi është i disponueshëm në versionin origjinal pa titra. Mbi 30 vjet pas pas suksesit të madh të Top Gun, Tom Kruz rikthehet në rolin e Pit “Maverick” Miçellit. Val Kilmeri kthehet si Tom “Iceman” Kazanski, ndërsa Majls Telleri luan Bredli Bredshoun, djalin e partnerit të ndjerë të Maverick-ut, Nik “Goose” Bredshou. Pas më shumë se 30 vjetësh shërbimi si një nga pilotët më të mirë të marinës, Pit “Maverick” Miçelli është aty ku ndihet më mirë, duke shmangur një gradë më të lartë që do ta mbante në tokë. Kur ai merr detyrën të trajnojë një grup pilotësh të rinj nga Top Gun për një mision të veçantë, si asnjë tjetër më parë, Maverick takon Bredli Bredshoun, djalin e mikut të tij të ndjerë, Nik “Goose” Bredshou. Duke u përballur me një të ardhme të pasigurt dhe me kujtimet e së shkuarës, Maverick detyrohet të përballet me frikërat e tij më të mëdha. Kjo çon drejt një misioni të rrezikshëm që kërkon sakrificën më të madhe prej atyre që janë zgjedhur të fluturojnë.