Mbyll

Top Gun: Maverick

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Action
2h 10min

Filmi është i disponueshëm në versionin origjinal pa titra. Mbi 30 vjet pas pas suksesit të madh të Top Gun, Tom Kruz rikthehet në rolin e Pit “Maverick” Miçellit. Val Kilmeri kthehet si Tom “Iceman” Kazanski, ndërsa Majls Telleri luan Bredli Bredshoun, djalin e partnerit të ndjerë të Maverick-ut, Nik “Goose” Bredshou.   Pas më shumë se 30 vjetësh shërbimi si një nga pilotët më të mirë të marinës, Pit “Maverick” Miçelli është aty ku ndihet më mirë, duke shmangur një gradë më të lartë që do ta mbante në tokë. Kur ai merr detyrën të trajnojë një grup pilotësh të rinj nga Top Gun për një mision të veçantë, si asnjë tjetër më parë, Maverick takon Bredli Bredshoun, djalin e mikut të tij të ndjerë, Nik “Goose” Bredshou. Duke u përballur me një të ardhme të pasigurt dhe me kujtimet e së shkuarës, Maverick detyrohet të përballet me frikërat e tij më të mëdha. Kjo çon drejt një misioni të rrezikshëm që kërkon sakrificën më të madhe prej atyre që janë zgjedhur të fluturojnë.

Titulli origjinal: Top Gun 40th Anniversary
Regjisori: Joseph Kosinski
Blerje e shpejtë
Krye