Të dyja njihen si studente në Universitetin e Shizit, në Botën fantastike të Ozit, dhe krijojnë një miqës të thellë e të pazakontë. Pas një takimi me Magjistarin e Mrekullueshëm të Ozit, miqësia e tyre arrin në një udhëkryq dhe jetët e tyre ndjekin rrugë shumë të ndryshme. Dëshira e patundur e Glindës për popullaritet bën që ajo të joshet nga pushteti, ndërsa vendosmëria e Elfabës për t’i qëndruar besnike vetes dhe njerëzve rreth saj, do të ketë pasoja tronditëse e të papritura për të ardhmen e saj. Aventurat e tyre të jashtëzakonshme në OZ do t’i shohin ato të realizojnë destinet e tyre si Glinda e Mirë dhe Shtriga e Keqe e Perëndimit.
Po lind një epokë e re. Këtë verë, tre vite pasi trilogjisë Jurassic World u mbyll me secilin film duke kapërcyer 1 miliard dollarë fitime në gjithë botën, seriali jetëgjatë Jurassic zhvillohet në një drejtim të ri interesant me Jurassic World Rebirth. Me pjesëmarrjen e superyllit të filmave aksion Scarlett Johansson, kandidatit për ëmimet Emmy dhe SAG, Jonathan Bailey dhe fituesi i dy çmimeve Oscar® Mahershala Ali, ky kapitull I ri i mbushur me aksion ka një skuadër ekstradimesh që shkon në vendin më të rrezikshëm të TRokës, një ambjent studimor në ishullin ku ka qenë Parku Jurasik, dhe që tani banohet nga gjallesat më të këqija të atyre që mbetën pas. Gjithashtu me aktorët e njohur ndërkombëtarë Rupert Friend dhe Manuel Garcia-Rulfo, filmi vjen me regji të vizualistit dinamik Gareth Edwards (Rogue One: A Star Wars Story) me një skenar të skenaristit origjinal të Jurassic Park David Koepp. Pesë vite pas ngjarjeve të Jurassic World Dominion, ekologjina e planetit është treguar kryesisht armiqësore ndaj dinosaurëve. Ata që kanë mbetur, ekzistojnë në ambjente të izoluara ekuatoriale me klimë të ngjashme me atë në të cilën dikur lulëzuan. Tre krijesat më kolosale në tokë, det dhe ajër në ato biosferë tropikale, mbajnë në ADN-në e tyre, çelësin për një ilaçq që do të mundësojë të mira që do t'I shpëtojnë jetën njerëzimit. Kandidatja për çmimin Oscar® Johansson, luan rolin e ekspertes profesioniste të operacioneve të fshehta, Zora Benet, e kontraktuar për të udhëhequr një skuadër profesionistësh në një mision shumë sekret për të siguruar material gjenetik. Kur operacioni i Zoras ndërthuret me një familje civile që iu përmbys anija e ekspeditës nga dinosaurët grabitqarë të ujit, ata e gjejnë të gjithë veten të bllokuar në një ishull të ndaluar ku dikur gjendej një ambjent studimor I fshehtë për Parkun Jurasik. Aty, në një terren të mbushur me dinosaurë të specieve jashtëzakonisht të ndryshme, ata përballen me një zbulim të lig e tronditës që i është fshehur botës për dekada me radhë.
Sensacioni global kinematografik e kulturor, që u bë përshtatja më e suksesshme e Broduejit, tani arrin në përfundimin e saj epik, elektrizues dhe emocional në filmin Wicked: For Good. Sërish me regji nga regjisori fitues I disa çmimeve Jon M. Chu dhe me rikthimin e aktoreve spektakolare, të udhëhequra nga kandidatet për çmimin Academy Award® Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, kapitulli I fundit I historisë së patreguar të shtrigave të Ozit nis me Elfabën dhe Glindën të zemëruara dhe duke jetuar me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Elfaba (Cynthia Erivo), tani e demonizuar si Shtriga e Keqe e Perëndimit, jeton e përzënë, e fshehur në pyllin Ozian ndërsa vazhdon luftën për lirinë e kafshëve të heshtura të Ozit dhe përpiqet me çdo kusht të ekspozojë të vërtetën që di ajo për Magjistarin (Jeff Goldblum). Glinda, ndërkohë, është bërë simboli plot shkëlqim i Mirësisë për gjithë Ozin, jeton në pallat në Qytetin e Smeraldtë dhe gëzon të mirat e famës dhe popullaritetit. Sipas udhëzimit të Madamë Morribëllit (fituesja e çmimit Oscar® Michelle Yeoh), Glinda përdoret për të shërbyer si qetësuese e Ozit, duke I siguruar masat se gjithçka shkon mirë nën sundimin e Magjistarit. Ndërsa fama e Glindës rritet dhe ajo përgatitet të martohet me princin Fiero (fitues I çmimit Oliver dhe kandidat për çmimet Emmy dhe SAG Jonathan Bailey) në një dasëm spektakolare Oziane, por e shqetëson ndarja nga Elfaba. Ajo tenton të arrijë një pajtim mes Elfabës dhe Magjistarit, por këto përpjekje do të dështojnë dhe Elfaba e Glinda do të largohen ende më shumë. Pasojat e kësaj do ta transformojnë përgjithmonë Bogun (kandidati për çmimin Tony, Ethan Slater) dhe Fieron dhe kërcënojnë sigurinë e motrës së Elfabës, Nesarosës (Marissa Bode), kur një vajzë nga Kanzasi vjen dhe futet si furtunë në jetët e tyre. Ndërsa një turmë e zemëruar ngrihet kundër Shtrigës së Ligë, Glinda dhe Elfaba do të duhet të bashkohen një herë të fundit. Me miqësinë e veçantë si boshtin e të ardhmes së tyre, do të duhet të shohin vërtetë njëra tjetrën, me sinqeritet dhe empati, nëse duhet të ndryshojnë veten dhe gjithë Ozin, për mirë.