Sensacioni global kinematografik e kulturor, që u bë përshtatja më e suksesshme e Broduejit, tani arrin në përfundimin e saj epik, elektrizues dhe emocional në filmin Wicked: For Good. Sërish me regji nga regjisori fitues I disa çmimeve Jon M. Chu dhe me rikthimin e aktoreve spektakolare, të udhëhequra nga kandidatet për çmimin Academy Award® Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, kapitulli I fundit I historisë së patreguar të shtrigave të Ozit nis me Elfabën dhe Glindën të zemëruara dhe duke jetuar me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Elfaba (Cynthia Erivo), tani e demonizuar si Shtriga e Keqe e Perëndimit, jeton e përzënë, e fshehur në pyllin Ozian ndërsa vazhdon luftën për lirinë e kafshëve të heshtura të Ozit dhe përpiqet me çdo kusht të ekspozojë të vërtetën që di ajo për Magjistarin (Jeff Goldblum). Glinda, ndërkohë, është bërë simboli plot shkëlqim i Mirësisë për gjithë Ozin, jeton në pallat në Qytetin e Smeraldtë dhe gëzon të mirat e famës dhe popullaritetit. Sipas udhëzimit të Madamë Morribëllit (fituesja e çmimit Oscar® Michelle Yeoh), Glinda përdoret për të shërbyer si qetësuese e Ozit, duke I siguruar masat se gjithçka shkon mirë nën sundimin e Magjistarit. Ndërsa fama e Glindës rritet dhe ajo përgatitet të martohet me princin Fiero (fitues I çmimit Oliver dhe kandidat për çmimet Emmy dhe SAG Jonathan Bailey) në një dasëm spektakolare Oziane, por e shqetëson ndarja nga Elfaba. Ajo tenton të arrijë një pajtim mes Elfabës dhe Magjistarit, por këto përpjekje do të dështojnë dhe Elfaba e Glinda do të largohen ende më shumë. Pasojat e kësaj do ta transformojnë përgjithmonë Bogun (kandidati për çmimin Tony, Ethan Slater) dhe Fieron dhe kërcënojnë sigurinë e motrës së Elfabës, Nesarosës (Marissa Bode), kur një vajzë nga Kanzasi vjen dhe futet si furtunë në jetët e tyre. Ndërsa një turmë e zemëruar ngrihet kundër Shtrigës së Ligë, Glinda dhe Elfaba do të duhet të bashkohen një herë të fundit. Me miqësinë e veçantë si boshtin e të ardhmes së tyre, do të duhet të shohin vërtetë njëra tjetrën, me sinqeritet dhe empati, nëse duhet të ndryshojnë veten dhe gjithë Ozin, për mirë.