Adrenalinë, manipulim dhe luftë kundër sistemit - ky është televizioni i së ardhmes. Bazuar në romanin e Stephen Kingut. Në një të ardhme distopike jo shumë të largët, emisioni më i ndjekur nuk është një garë talentesh, por një betejë për mbijetesë. Programi sjell së bashku Runners, kandidatë të dëshpëruar që duhet të mbijetojnë një gjueti 30-ditore nga vrasës profesionistë. Çdo gjë regjistrohet. Çdo gjë transmetohet. Publiku i etur për gjak voton me para dhe çmimi rritet çdo ditë. Kur Ben Riçardsi (Glen Powell), nga klasa punëtore, pranon të marrë pjesë për të shpëtuar vajzën e tij të sëmurë rëndë, producenti Den Kilian (Josh Brolin) sheh historinë e përsosur. Por Beni nuk është një Runner i zakonshëm. Mosbindja, zgjuarsia dhe instinktet e tij të mbijetesës e shndërrojnë atë në një hero kombëtar dhe një kërcënim të mundshëm për gjithë sistemin. Ndërsa shikueshmëria thyen çdo rekord, bëhet e qartë: sistemi nuk do fitues. Vetëm gjak. Beni duhet t'i mashtrojë Gjahtarët, të mbijetojë në spektakël dhe të zbulojë të vërtetën, përpara se një komb i uritur për vdekje ta fshijë përgjithmonë nga ekrani.
Filmi është i disponueshëm në versionin origjinal pa titra. Mbi 30 vjet pas pas suksesit të madh të Top Gun, Tom Kruz rikthehet në rolin e Pit “Maverick” Miçellit. Val Kilmeri kthehet si Tom “Iceman” Kazanski, ndërsa Majls Telleri luan Bredli Bredshoun, djalin e partnerit të ndjerë të Maverick-ut, Nik “Goose” Bredshou. Pas më shumë se 30 vjetësh shërbimi si një nga pilotët më të mirë të marinës, Pit “Maverick” Miçelli është aty ku ndihet më mirë, duke shmangur një gradë më të lartë që do ta mbante në tokë. Kur ai merr detyrën të trajnojë një grup pilotësh të rinj nga Top Gun për një mision të veçantë, si asnjë tjetër më parë, Maverick takon Bredli Bredshoun, djalin e mikut të tij të ndjerë, Nik “Goose” Bredshou. Duke u përballur me një të ardhme të pasigurt dhe me kujtimet e së shkuarës, Maverick detyrohet të përballet me frikërat e tij më të mëdha. Kjo çon drejt një misioni të rrezikshëm që kërkon sakrificën më të madhe prej atyre që janë zgjedhur të fluturojnë.