Gerard Butler (Aeroplan, seri Has Fallen) dhe O'Shea Jackson Jr. (Straight Outta Compton, Godzilla: King of the Monsters) rikthehet në vazhdimin shpërthyes të hitit aksion të 2018, Brotherhood of Thieves! Në këtë vazhdim, Big Nick (Butler) legjendar shkon përsëri në gjueti - këtë herë në botën e rrezikshme të krimit të Evropës. Objektivi i tij? Donnie (Jackson), i cili e gjen veten në mes të intrigave vdekjeprurëse në botën e hajdutëve të diamanteve dhe bandës së pamëshirshme Pink Panther. Qëllimi i tyre: grabitja më e madhe dhe më e pacipë në histori - një shkëmbim diamantesh të klasit botëror. Me ndjekjet që pompojnë adrenalinën, tradhtitë e dyfishta dhe kthesat e paparashikueshme, Big Nick duhet të përballet jo vetëm me kriminelët, por edhe me kufijtë e tij për të ndaluar këtë operacion vdekjeprurës. Bëhuni gati për veprim pa ndalesë – ku çdo lëvizje ka rëndësi dhe jeta ose vdekja është në rrezik!
Nga tre herë kandidati I çmimit Oscar® dhe fituesi i Globit të Artë Dean DeBlois, vizionari kreativ i trilogjisë së njohur të DreamWorks Animation How to Train Your Dragon trilogy, vjen një rikrijim mahnitës me aktorë njerëzorë të filmit që nisi trilogjinë aq të dashur për shikuesit. Në ishullin e thepisur të Berkut, ku vikingët dhe dragonjtë kanë qenë armiq të ashpër për breza me radhë, Lemza (Mason Thames; The Black Phone, For All Mankind) dallon nga të tjerët. Djali me mendje krijuese por që nuk bie në sy i kryetarit Stoiku i Madh (Gerard Butler, që rikthehet tek roli të cilit i dha zërin në filmin vizatimor). Lemza sfidon traditën disa shekullore kur bëhet mik me Dhëmbushin, një dragua i frikshëm i Furisë së Natës. Lidhja e pazakontë miqësore tregon natyrën e vërtetë të dragonjve, duke sfiduar thelbin e shoqërisë vikinge. Me Astridin e ashpër dhe ambicioze ( kandidatja e çmimit BAFTA Nico Parker; Dumbo, The Last of Us) dhe kovaçin e çuditshëm të fshatit, Gober, (Nick Frost; Snow White and the Huntsman, Shaun of the Dead) në krah, Lemza përballet me një botë të ndarë nga frika dhe keqkuptimi. Ndërsa një kërcënim i vjetër shfaqet, duke rrezikuar si vikingët ashtu edhe dragonjtë, miqësia e Lemzës me Dhëmbushin kthehet në sekretin e krijimit të një të ardhmeje të re. Së bashku, duhet të ecin nëpër rrugën delikate drejt paqes, duke u ngritur përtej kufijve të botëve të tyre dhe duke ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh hero dhe udhëheqës.
Në vazhdimin e filmit provokues dhe plot tension "Groenlanda: Streha e fundit" nga viti 2020, filmi "Groenlanda 2: Shtegtimi" na çon në një udhëtim plot pasiguri, një udhëtim në të cilin e gjithë familja Gariti, sërish e udhëhequr nga Gerard Butler, duhet të niset! Ngjarjet zhvillohen pesë vjet pasi kometa Klark ka goditur Tokën dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të planetit. Familja Gariti, që mbijetoi duke u fshehur në një bunker në Groenlandë, përballet me sfida të reja. Djali i tyre, Neitani, tani adoleshent, lufton me vështirësitë e jetës nën tokë dhe me hapësirën e kufizuar. Për këtë arsye, familja vendos të braktisë sigurinë e dukshme të bunkerit dhe të niset në kërkim të një shtëpie të re në Europën e shkatërruar dhe plot rreziqe.