Nga e Premte deri të Dielën, përgatitu për një fundjavë të frikshme me filma që të ngjallin drithërima dhe emocione!
Vetëm këtë fundjavë, biletat kushtojnë vetëm 3.50€ dhe Scary Menu vjen me 50% zbritje - që ju të shijoni popcorn-at edhe kur zemra ju del nga vendi!
 
Kështu që, ftoni shoqërinë, sepse nuk ju rekomandojmë të shkoni vet! Nëse po kërkoni mënyrën më të mirë për të kaluar Halloween-in, CineStar është destinacioni perfekt! Ndryshe nga festat e zakonshme, këtu mund të përjetoni frikën në një atmosferë të vërtetë kinemaje - i rrethuar me filma, dhe histori që do t’ju bëjnë të ndjeni çdo puls të tmerrit. Është vendi ideal për të kaluar mbrëmjen me miqtë, për të bërë foto me dekorimet e frikshme dhe për të krijuar kujtime që do t’i tregoni edhe në Halloween-in e ardhshëm. Në fund të fundit, ku ka vend më të mirë për të përjetuar frikën sesa në ekranin e madh?
Në ekranet e CineStar në Prishtina Mall do të shfaqen historitë më të errëta që do ju mbajnë të mbërthyer nga fillimi deri në fund. 
The Conjuring: Last Rites sjell kapitullin përmbyllës të sagës famëkeqe - përballja e fundit me të keqen që s’mund të ndalet.
Weapons shpalosë një mister të errët në zemër të Amerikës, ku çdo fragment i ngjarjeve lidhet me dhunë, frikë dhe të pathënën.
Por frika nuk mbaron me kaq… 
Eye for an Eye  ju dërgon në një rrugëtim hakmarrjeje ku drejtësia dhe makthi përzihen në çdo hap.
Dhe në 
The Strangers: Chapter 2 terrori kthehet në formën më të pastër - kur shtëpia e pushimit shndërrohet në arenën e një loje vdekjeprurëse.
Këta dhe shumë filma të tjerë janë arsyeja pse këtë fundjavë do ta ndjesh frikën në çdo frymëmarrje, çdo ulërimë dhe çdo zhurmë në errësirë.
Mos e humb mundësinë për të parë filmat më të frikshëm të vitit me çmimin më të ëmbël, vetëm 3.50€!
Gjeni më shumë informacione dhe bleni biletat online në 
cinestarcinemas-ks.eu përmes apliakcionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.