Mbyll

TOP GUN 40

Top Gun feston 40 vjetorin - të dy filmat rikthehen në CineStar!

Shiko më shumë!
Me rastin e 40-vjetorit të daljes së filmit kult Top Gun, në ekranin e madh rikthehen të dy filmat e serisë legjendare — Top Gun dhe Top Gun: Maverick. Krahas klasikut origjinal, publiku do të ketë sërish mundësinë të shikojë edhe vazhdimin spektakolar Top Gun: Maverick, i cili ka mahnitur publikun në mbarë botën dhe ka konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga seritë aksion më emocionuese të të gjitha kohërave.

Nga data 14 Maj, në CineStar dhe vetëm për një javë, mund të përjetosh sërish aksionin plot adrenalinë dhe skenat e paharrueshme në ekranin e madh, ndërsa parapremiera ju pret me 13 Maj.

Kjo është një mundësi perfekte për të gjitha gjeneratat e adhuruesve, por edhe për publikun më të ri që nuk ka pasur rastin t’i shohë këta filma në ekran të madh. Sepse pikërisht filma të tillë kërkojnë përvojën e kinemasë — zë të fuqishëm, ekran gjigant dhe një intensitet që nuk mund të përjetohet në shtëpi.

Filmat do të shfaqen në formatet premium 4DX dhe ScreenX, të cilat e rrisin edhe më shumë përjetimin e aksionit.

Biletat janë tashmë në shitje.

 
Blerje e shpejtë
Krye