Pesë miq shkaktojnë aksident fatal me makinë krejt rastësisht. Në vend që të përballen me pasojat, vendosin ta fshehin të vërtetën dhe betohen për heshtje. Një vit më vonë, e kaluara i ndjek nga pas - dhe ata duhet të përballen me një të vërtetë të tmerrshme: dikush e di çfarë bënë verën e kaluar... dhe kërkon hakmarrje. Ndërsa ndjeken një e nga një nga një vrasës i panjohur, zbulojnë se diçka e ngjashme ka ndodhur më parë dhe kërkojnë ndihmë nga dy të mbijetuar të Masakrës legjendare të Southport-it në vitin 1997.
Çfarë do ishit gati të sakrifikonit për t’u bërë më i madhi i të gjitha kohërave? Nga fituesi i çmimit Oscar® Jordan Peele dhe Monkeypaw Productions, producentë të filmave të famshëm horror Get Out, Us, Candyman dhe Nope, vjen një udhëtim drithërues në labirinthet e brendshme të famës, idhujtarisë dhe kërkesës për ekselencë me çdo kusht, me një performancë dramatike elektrizuese nga Marlon Wayans (Air, Respect). Në filmin HIM luan edhe ish lojtari i futbollit në nivel universitetesh Tyriq Withers (Atlanta, filmi i ardhshëm I Know What You Did Last Summer) në rolin e Kameron Kejd, një organizator i ri që ia ka dedikuar jetë dhe identitetin futbollit. Në prag të eventit vjetor të gjetjes së lojtarëve të rinj të futbollit profesionist, Kamin e sulmon një fans i çmendur dhe pëson një traumë truri që mund t’i japë fund karrierës sp tij. , Pikërisht kur gjithçka duket e humbur, Kamit i vjen një mundësi kur heroi i tij, Ajzajah Uajt (Marlon Wayans), një organizator legjendar, tetë herë kampion dhe super yll i medias, ofrohet ta trajnojë Kamin në qendrën e tij të izoluar ku jeton me gruan e tij, influenceren e famshme, Elsi Uajt (Julia Fox; Uncut Gems, No Sudden Move). Por ndërsa trajnimi i Kamit përshpejtohet, karizma e Uajtit fillon të ndryshojë në diçka më të errët, duke e futur beniaminin e tij nëpër një labirinth çorientues që mund t’i kushtojë atij shumë më tepër se ç’e kishte menduar.
Ka patur para teje dhe ka patur gjatë teje. Nuk e di pse por nuk mendova kurrë se do të kishte edhe një kohë pas teje. Fenomeni letrar nga autorja best-seller e New York Times, Colleen Hoover, bëhet një film artistik transformues mbi amësinë, faljen dhe fuqinë e dashurisë për të kapërcyer edhe gabimet më të mëdha. Pas një daljeje ideale me të dashurin, Kena (Maika Monroe; The Hand that Rocks the Cradle, Longlegs) bën një gabim shumë të madh nga i cili përfundon në burg. Shtatë vite më pas, Kena kthehet në qytetin e saj të lindjes, në Uajoming, duke shpresuar të rindërtojë jetën e saj të fitojë një mundësi për t'u ribashkuar me vajzën e saj të vogël, Diem, të cilën s'e ka njohur kurrë. Kur gjyshërit e Diemit që kanë kujdestarinë e saj, refuzojnë rreptësisht tentativat e Kenës për të takuar të bijën, ajo zbulon dhimbsurinë e papritur dhe diçka më të thellë e më të vërtetë, me Lexherin , (Tyriq Withers; HIM, I Know What You Did Last Summer)., ish lojtar i NFL-së dhe pronar i barit të zonës. Ndërsa lidhja e tyre romantike avancon, avancojnë edhe rreziqet për tpë dy, duke e çuar Kenën drejt dhimbjes pikëlluese dhe përfindumisht, drejt shpresës për një mundësi të dytë.