Para Dedpulit dhe Venomit… ishte Toksi. Heroi që na duhet sot! Ky është një rikrijim i filmit kult të viteve ’80 The Toxic Avenger. Në këtë version, vigjiluesi toksik luhet nga Peter Dinklage, ndërsa armiku i tij më i madh është Elijah Wood, pothuajse i panjohshëm në këtë rol. Historia ndjek Uinston Guzin, një pastrues i nënvlerësuar, i cili ekspozohet aksidentalisht ndaj një substance toksike shkatërruese. Trupi i tij shndërrohet në një hero radioaktiv dhe të pamëshirshëm: Toksi. Me forcë mbinjerëzore, ai del nga hijet për të luftuar kundër tiranëve korporativë dhe forcave të liga që rrezikojnë djalin, miqtë dhe gjithë komunitetin e tij. Në një botë të pushtuar nga lakmia... drejtësia jepet më mirë në formë radioaktive!