Mbyll

Rezultatet e kërkimit

Termi i kërkimit: Scott Eastwood
Regretting You

Regretting You

Të gjitha moshat
Zhanri: Romantic
Fillimi i shfaqjes: 23.10.2025.

Regjisori i The Fault in Our Stars sjell një përshtatje filmike emocionale të romanit të Colleen Hoover-it, autorja e bestsellerit botëror The story ends with us, një histori për dashuritë e para, humbjet dhe marrëdhëniet e prishura që nuk shërohen lehtë. Pas një tradhtie që shkatërron botën e tyre, Morgani dhe Klara përballen me pyetjen: a mund ta rindërtojë dashuria vërtet atë që ka humbur pa kthim? Kjo është një dramë intime dhe prekëse për një nënë dhe një bijë të ndara nga gabimet e së shkuarës, të vërtetat e pathëna dhe përpjekja për mirëkuptim para se të jetë shumë vonë. Morgan është e vendosur ta pengojë vajzën e saj Klarën të mos përsërisë gabimet e saj: një shtatzëni e parakohshme dhe një martesë që i kushtoi ëndrrat personale. Por Klara refuzon të ndjekë rrugën e nënës së saj, dhe tensionet mes tyre rriten. Kur Krisi, bashkëshorti dhe babai, mbështetja e të dy grave, vdes në një aksident të papritur e tragjik, familja e tyre shkatërrohet. Ndërsa Morgani gjen ngushëllim atje ku s'e pret, Klara kthehet tek i dashuri që e ëma ia kishte ndaluar. Sekretet, pakënaqësitë dhe emocionet e pathëna kërcënojnë t'i ndajnë përgjithmonë.

Blerje e shpejtë
Krye