Kraven the Hunter është historia e fuqishme se si dhe pse një nga antagonistët më ikonikë të Marvel-it u bë i tillë. I vendosur para hakmarrjes së tij të famshme me Spider-Man, Aaron Taylor-Johnson luan si personazhi kryesor në këtë film të vlerësuar me R (për të rritur).
E udhëhequr nga fituesit e çmimit Oskar Russell Crowe dhe Rami Malek, si edhe nga kandidati Michael Shannon, Nuremberg është një thriller i fuqishëm që tregon historinë e ngritjes së gjyqeve historike kundër anëtarëve të komandës së lartë naziste për krimet e luftës të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi bazohet në librin e lavdëruar të Jack El-Hait, The Nazi and the Psychiatrist. Fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa bota përpiqet të kuptojë tmerrin e Holokaustit, psikiatri ushtarak amerikan, major Dagllas Kelli, ngarkohet me detyrën e jashtëzakonshme për të vlerësuar gjendjen mendore të Herman Gëringut, ish-marshalli famëkeq i Rajhut dhe zëvendësi i Hitlerit, si edhe të zyrtarëve të tjerë nazistë të nivelit të lartë. Por së shpejti ai gjendet i mbyllur në një duel psikologjik me Gëringun, karizma dhe dinakëria e të cilit nxjerrin në pah një të vërtetë tronditëse: se edhe njerëzit e zakonshëm janë të aftë të kryejnë të këqija të paimagjinueshme.
BEAST ndjek ish-të dënuarin Paton Xhejms (Daniel MacPherson), që braktisi ëndrrën e tij në arte marciale të përzjera për të mbështetur gruan, Lusianën (Kelly Gale), dhe vajzën. Kur vëllai i Patonit, Maloni, pëson një dëmtim serioz në një ndeshje për të shlyer borxhet, ai duhet të rrezikojë gjithçka për t'u kthyer në ring dhe për t'u hakmarrë për vëllanë. Por që t'i rikthehet lavdisë së vjetër dhe t'ia dalë mbanë në Kampionatin ONE, Paton duhet të rifitojë besimin e trajnerit të tij të shkëlqyer (Russell Crowe) dhe të mbajë familjen të bashkuar.
Një thriller kriminalistik me fituesin e çmimit Oskar, Rasëll Krou. Manko Kapaku është pronari i një klubi nate shumë të njohur që ëndërron të shesë biznesin e tij, të largohet përgjithmonë nga bota e rrezikshme e krimit dhe të nisë një jetë të re me të dashurën. Por kur bëhet viktimë e një grabitjeje brutale dhe përballet me presionin e karteleve të pamëshirshme, plani i tij për një pension të qetë nis të prishet. Shfaqja e një blerësi misterioz të interesuar për të marrë kontrollin e klubit duket fillimisht si një mundësi shpëtimi. Megjithatë, pas ofertës së tij fshihen sekrete që do ta tërheqin Mankon në një lojë edhe më të rrezikshme nga e cila mund të mos ketë rrugëdalje. Në një botë ku besimi dhe besnikëria shiten e blihen, çdo marrëveshje ka çmimin e saj.