E vendosur në sfondin e një bote retro-futuriste të frymëzuar nga vitet ’60, studioja Marvel sjell historinë e një familjeje të jashtëzakonshme që përballet me sfidën e tyre më të rrezikshme deri më tani. Të detyruar të balancojnë rolet e tyre si heronj me lidhjet e forta familjare, ata janë të vendosur të mbrojnë Tokën nga perëndia kozmike grabitqare, Galactus.
Ai është një burrë me aftësi të veçanta… ai do të marrë nën kontroll Skuadrën e Policisë dhe do të shpëtojë botën! Togeri Frenk Drebin I Riu (Liam Neeson) ndjek gjurmët e të atit në filmin THE NAKED GUN, me regji nga Akiva Schaffer (Saturday Night Live, Popstar: Never Stop Never Stopping) dhe prodhuar nga Seth MacFarlane (Ted, Family Guy). Në hetimin e tij e shoqërojnë Pamela Anderson, Paul Walter Hauser, CCH Pounder, Kevin Durand, Cody Rhodes, Liza Koshy, Eddie Yu dhe Danny Huston.
I bazuar në një libër, filmi ndjek krijimin e albumit të Bruce Springsteen-it “Nebraska” nga viti 1982, në një periudhë kur muzikanti i ri ishte në prag të superyllit, duke u përballur me presionet e suksesit dhe fantazmat e së kaluarës. Albumi shënoi një pikë kthese në jetën e tij dhe konsiderohet si një nga veprat e tij më të qëndrueshme – një album i papërpunuar, akustik, i mbushur me shpirtra të humbur që kërkojnë një arsye për të besuar.