Nga regjisori legjendar Ridley Scott vjen vazhdimi i hitit GLADIATOR II, i cili vazhdon historinë e mbushur me fuqi, intriga dhe hakmarrje. Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maximus në duart e xhaxhait të tij, Lucius (Paul Mescal) detyrohet të hyjë në Koloseum pasi shtëpia e tij është pushtuar nga një qeveri tiranike që ka Romën në mënyrë të vendosur nën kontroll. Me zemërimin në zemër dhe fatin e Perandorisë në rrezik, Lucius duhet të mbështetet në të kaluarën e tij për të gjetur forcën dhe nderin e nevojshëm për t'i rikthyer lavdinë Romës dhe popullit të saj. Teksa lufton me armiqtë e ashpër dhe demonët e tij, Lucius mëson se trashëgimia e vërtetë nuk qëndron vetëm në linjën e gjakut, por edhe në guximin për t'u përballur me ata që kanë harruar se çfarë do të thotë të jesh një udhëheqës i vërtetë. Bëhuni gati për një aventurë emocionuese të mbushur me skena spektakolare luftimesh dhe trazira emocionale, në një film që do t'ju lërë pa frymë!
Paul Mescal si Uilliam Shekspiri dhe fituesja e çmimit Oskar Chloé Zhao si regjisore sjellin një histori prekëse për tragjedinë që formësoi një nga veprat më të mëdha të letërsisë botërore. Përshtatja filmike e romanit të famshëm dhe fitues çmimesh Hamnet të Maggie O'Farrellit hyn në botën e trillimit historik dhe sjell një interpretim të ri të tragjedisë personale të Uilliam Shekspirit, humbjen e djalit të tij 11-vjeçar, Hamnet. Besohen pikërisht kjo humbje frymëzoi njërën nga veprat më të famshme të letërsisë botërore, dramën Hamleti, e shkruar menjëherë pas tragjedisë. Përmes perspektivës së gruas së Shekspitit, Anës, e njohur më shumë si Agnes, romani dhe filmi eksplorojnë efektet e tragjedisë familjare mbi dy vajzat e mbetura, njëra prej të cilave ishte binjakja e Hamnetit, mbi martesën e tyre dhe mbi vetë artin.