Bazuar tek tregimi i I Stiven King, me producent Xhejms Van. (The Conjuring, Saw), The Monkey është një udhëtim i ri nga skenarist/regjisori i Longlegs, Osgood Perkins. Kur dy vëllezër binjakë gjejnë një majmun misterioz me kurdisje, një varg vdekjesh të tmerrshme e shkatërrojnë familjen e tyre. 25 vite më pas, majmuni fillon një varg të ri vrasjesh duke i detyruar vëllezërit që nuk komunikojnë më mes tyre, të përballen me lodrën e mallkuar.
Një arratisje romantike shndërrohet në makth kur një shtëpizë e izoluar zbulon sekretet e saj më të errëta. Lizi dhe Malkolmi shkojnë në një kabinë të vetmuar për një fundjavë romantike për përvjetor. Por kur Malkolmi kthehet papritur në qytet, Lizi mbetet vetëm... dhe kupton se nuk është vetëm. Një e keqe e paimagjinueshme zgjohet në heshtjen e pyllit dhe muret e shtëpizës fshehin një tmerr që nuk është menduar kurrë të zbulohej.