Në vazhdimin e filmit provokues dhe plot tension "Groenlanda: Streha e fundit" nga viti 2020, filmi "Groenlanda 2: Shtegtimi" na çon në një udhëtim plot pasiguri, një udhëtim në të cilin e gjithë familja Gariti, sërish e udhëhequr nga Gerard Butler, duhet të niset! Ngjarjet zhvillohen pesë vjet pasi kometa Klark ka goditur Tokën dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të planetit. Familja Gariti, që mbijetoi duke u fshehur në një bunker në Groenlandë, përballet me sfida të reja. Djali i tyre, Neitani, tani adoleshent, lufton me vështirësitë e jetës nën tokë dhe me hapësirën e kufizuar. Për këtë arsye, familja vendos të braktisë sigurinë e dukshme të bunkerit dhe të niset në kërkim të një shtëpie të re në Europën e shkatërruar dhe plot rreziqe.
Në MASTERS OF THE UNIVERSE, regjisori Travis Knight e rikthen këtë storje legjendare në ekranin e madh në një aventurë epike si të ishte një videolojë. Pas 15 vitesh ndarje, Shpata e Fuqisë e udhëheq Princin Adam (Nicholas Galitzine) përsëri në Eternia, ku ai zbulon se shtëpia e tij është shkatërruar nën sundimin e lig të Skeletor-it (Jared Leto). Për të shpëtuar familjen dhe botën e tij, Adam-i duhet të bashkojë forcat me aleatët e tij më të afërt, Teela (Camila Mendes) dhe Duncan/Man-At-Arms (Idris Elba), dhe të pranojë fatin e tij të vërtetë si He-Man - njeriu më i fuqishëm në univers.