Nga shkrimtari e regjisori i çmimit Oskar i "Parasite", Bong Joon Ho, dhe i bazuar në romanin e vitit 2022 Mickey7 nga Edward Ashton, vjen një përvojë e re kinematografike novatore, me protagonist Robert Pattinson! Heroi aksidental, Miki Barns, e gjen veten në një situatë të jashtëzakonshme kur punëdhënësi i tij, i cili kërkon përkushtimin maksimal për punën... i kërkon të vdesë, disa herë, në mënyrë që të jetojë. Filmi flet për punonjësin Miki, puna e të cilit është të shkojë në misione të rrezikshme dhe kur një nga variantet e tij vdes, replikanti i tij është pothuajse menjëherë i disponueshëm dhe ka shumicën e kujtimeve të paraardhësit të tij. Miki quhet "i zëvendësueshëm", domethënë çdo mision që është shumë i rrezikshëm për njerëzit është një mision për të.