Ai është një burrë me aftësi të veçanta… ai do të marrë nën kontroll Skuadrën e Policisë dhe do të shpëtojë botën! Togeri Frenk Drebin I Riu (Liam Neeson) ndjek gjurmët e të atit në filmin THE NAKED GUN, me regji nga Akiva Schaffer (Saturday Night Live, Popstar: Never Stop Never Stopping) dhe prodhuar nga Seth MacFarlane (Ted, Family Guy). Në hetimin e tij e shoqërojnë Pamela Anderson, Paul Walter Hauser, CCH Pounder, Kevin Durand, Cody Rhodes, Liza Koshy, Eddie Yu dhe Danny Huston.
Me Joe Keery (Stranger Things), Georgina Campbell (Barbarian) dhe Liam Neeson (Naked Gun), si dhe nga ekipi që ka krijuar hitet Zombieland, Jurassic Park, Spider-Man dhe Mission: Impossible, vjen COLD STORAGE, një aventurë shpërthyese plot adrenalinë, një film argëtues “popcorn” që nuk duhet humbur. Kur një kërpudhë jashtëzakonisht ngjitëse dhe që ndryshon vazhdimisht arratiset nga një laborator i izoluar rreptësisht, dy punonjës të rinj, së bashku me një agjent me përvojë në bioterrorizëm duhet t'i mbijetojnë turnit më të çmendur të natës për të shpëtuar njerëzimin nga zhdukja, ndërsa mikroorganizmi përhapet dhe shkatërron që i del para.