Po sikur dikush që doni të kthehej në diçka tjetër? Nga Blumhouse dhe regjisori-skenaristi vizionar Leigh Whannell, krijuesit e historisë së tmerrshme me përbindësha The Invisible Man, vjen një makth i ri i tmerrshëm ujqish: Wolf Man. Kandidati për çmim Golden Globe, Christopher Abbott (Poor Things, It Comes at Night) në rolin e Blejkut, një baba dhe bashkëshort nga San Françiskoja që trashëgon shtëpinë e fëmijërisë në Oregonin rural, pasi babai i tij zhduket dhe mendohet i vdekur. Me probleme në martesën e tij me Sharlotën, grua në karrierë, ai e bind bashkëshorten të largohen nga qyteti dhe të vizitojnë pronën bashkë me vajzën e tyre të vogël, Xhinxher (Matlida Firth; Hullraisers, Coma). Por ndërsa familja i afrohet shtëpisë në mes të natës, sulmohen nga një kafshë e padukshme dhe në një përpjekje të dëshpëruar, bllokohen brenda shtëpisë ndërsa krijesa i vjen rrotull vendit. Ndërsa nata vazhdon, Blejku fillon të sillet çuditshëm, duke u transformuar në diçka krejt tjetër, dhe Sharlota do detyrohet të vendosë se kush është më vdekjeprurës, rreziku jashtë apo rreziku brenda shtëpisë.
E vendosur në sfondin e një bote retro-futuriste të frymëzuar nga vitet ’60, studioja Marvel sjell historinë e një familjeje të jashtëzakonshme që përballet me sfidën e tyre më të rrezikshme deri më tani. Të detyruar të balancojnë rolet e tyre si heronj me lidhjet e forta familjare, ata janë të vendosur të mbrojnë Tokën nga perëndia kozmike grabitqare, Galactus. 125%
NË ORËN 2:17 TË MËNGJESIT, ÇDO FËMIJË NË KLASËN E ZONJËS GENDI U ZGJUA, DOLI NGA KREVATI, ZBRITI SHKALLËT, HAPI DERËN KRYESORE, DOLI NË ERRËSIRË… DHE NUK U KTHYE MË KURRË. Nga studio New Line Cinema dhe mendja krejtësisht origjinale e Zach Cregger-it, autori i filmit Barbarian, vjen një thriller horror misterioz. Kur të gjithë fëmijët e klasës, përveç njërit, zhduken në të njëjtën kohë e në të njëjtën natë, komuniteti pyet: kush apo çfarë qëndron pas zhdukjes së tyre?