Ata nuk janë më tek Fredi. Në 2023, fenomeni i suksesshëm i Blumhouse, Five Nights at Freddy's, bazuar tek seriali i suksesshëm i Scott Cawthorn, u kthye në filmin më fitimprurës të vitit. Tani fillon një kapitull i ri tronditës tmerri animatronik. Ka kaluar një vit nga makthi i mbinatyrshëm në Picerinë e Freddy Fazbear. Historitë se çfarë ndodhi aty janë kthyer në një legjendë lokale, duke frymëzuar Fazfestin e parë të qytetit. Ish roja i objekteve Majku (Josh Hutcherson) dhe oficerja e policisë Vanesa Elizabeth Lail) e kanë mbajtur sekret të vërtetën nga motra 11 vjeçe e Majkut, (Piper Rubio), në lidhje me fatin e miqve të saj animatronikë. Por kur Ebi del për t'u rilidhur me Fredin, Bonin, Çikën dhe Foksin, kjo gjë do të vërë në lëvizje një varg të tmerrshëm ngjarjesh, duke treguar sekretet e errëta për origjinën e vërtetë të Fredit, dhe duke sjellë një tmerr të harruar që kishte dekada që fshihej.