Mbyll

Rezultatet e kërkimit

Termi i kërkimit: Josh Brolin
Weapons

Weapons

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Horror
2h 8min

Filmi Weapons u nominua për një çmim Oscar® për Aktoren më të Mirë Mbështetëse (Amy Madigan). Në orën 2:17 të mëngjesit, çdo fëmijë në klasën e zonjës Gendi u zgjua, doli nga krevati, zbriti shkallët, hapi derën kryesore, doli në errësirë… dhe nuk u kthye më kurrë. Nga studio New Line Cinema dhe mendja krejtësisht origjinale e Zach Cregger-it, autori i filmit Barbarian, vjen një thriller horror misterioz. Kur të gjithë fëmijët e klasës, përveç njërit, zhduken në të njëjtën kohë e në të njëjtën natë, komuniteti pyet: kush apo çfarë qëndron pas zhdukjes së tyre?

Running Man

Running Man

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Thriller
2h 13min

Adrenalinë, manipulim dhe luftë kundër sistemit - ky është televizioni i së ardhmes. Bazuar në romanin e Stephen Kingut. Në një të ardhme distopike jo shumë të largët, emisioni më i ndjekur nuk është një garë talentesh, por një betejë për mbijetesë. Programi sjell së bashku Runners, kandidatë të dëshpëruar që duhet të mbijetojnë një gjueti 30-ditore nga vrasës profesionistë. Çdo gjë regjistrohet. Çdo gjë transmetohet. Publiku i etur për gjak voton me para dhe çmimi rritet çdo ditë. Kur Ben Riçardsi (Glen Powell), nga klasa punëtore, pranon të marrë pjesë për të shpëtuar vajzën e tij të sëmurë rëndë, producenti Den Kilian (Josh Brolin) sheh historinë e përsosur. Por Beni nuk është një Runner i zakonshëm. Mosbindja, zgjuarsia dhe instinktet e tij të mbijetesës e shndërrojnë atë në një hero kombëtar dhe një kërcënim të mundshëm për gjithë sistemin. Ndërsa shikueshmëria thyen çdo rekord, bëhet e qartë: sistemi nuk do fitues. Vetëm gjak. Beni duhet t'i mashtrojë Gjahtarët, të mbijetojë në spektakël dhe të zbulojë të vërtetën, përpara se një komb i uritur për vdekje ta fshijë përgjithmonë nga ekrani.

Dog Stars

Dog Stars

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Science Fiction (SF)
Fillimi i shfaqjes: 27.08.2026.

Pas një virusi katastrofik që pothuajse zhduku njerëzimin, të mbijetuarit përballen me një armik të ri. Piloti civil Hig, protagonisti i filmit, mban gjallë shpresën për një jetë më të mirë, përtej vendit ku jeton aktualisht.

Dune: Part Three

Dune: Part Three

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Action
Fillimi i shfaqjes: 17.12.2026.

Finalja e trilogjisë sjell një spektakël më të fortë, më të shpejtë dhe vizualisht më mbresëlënës. Ngjarjet zhvillohen 17 vjet pas kapitullit të mëparshëm dhe na hedhin direkt në ngritjen vendimtare të Pol Atreidesit, një njeri që nuk është më thjesht një trashëgimtar, por arkitekti i fatit të tij, thuajse hyjnor. Plani i lashtë shndërrohet në obsesion dhe rruga drejt sundimtarit mbinjeri bëhet e pamëshirshme, brutale dhe e pashmangshme. Kjo është një histori plot errësirë dhe tension, më e mprehtë, më e egër dhe më e rrezikshme se kurrë më parë. Një spektakël i pastër që anon më shumë drejt thrillerit, ku çdo vendim lë plagë të thella dhe çdo tradhti jehon si një shpërthim. Finalja e trilogjisë, madhështore, epike dhe pa kompromise, premton një atmosferë më të fortë, intensitet më të egër dhe një shpërthim ngjarjesh që ndryshon gjithçka që mendonim se dinim. Kapitulli i ri i sagës jo vetëm që vazhdon historinë, por ai e ngre atë në nivelin e mitit.

Blerje e shpejtë
Krye