Paul Mescal si Uilliam Shekspiri dhe fituesja e çmimit Oskar Chloé Zhao si regjisore sjellin një histori prekëse për tragjedinë që formësoi një nga veprat më të mëdha të letërsisë botërore. Përshtatja filmike e romanit të famshëm dhe fitues çmimesh Hamnet të Maggie O'Farrellit hyn në botën e trillimit historik dhe sjell një interpretim të ri të tragjedisë personale të Uilliam Shekspirit, humbjen e djalit të tij 11-vjeçar, Hamnet. Besohen pikërisht kjo humbje frymëzoi njërën nga veprat më të famshme të letërsisë botërore, dramën Hamleti, e shkruar menjëherë pas tragjedisë. Përmes perspektivës së gruas së Shekspitit, Anës, e njohur më shumë si Agnes, romani dhe filmi eksplorojnë efektet e tragjedisë familjare mbi dy vajzat e mbetura, njëra prej të cilave ishte binjakja e Hamnetit, mbi martesën e tyre dhe mbi vetë artin.

Nga Maggie Gyllenhaal, me Jessie Buckley-n, fituesin e çmimit Oskar Christian Bale, Annette Bening, Jake Gyllenhaal dhe fituesen e çmimit Oskar Penélope Cruz, vjen NUSJA! Një rishpikje e guximshme dhe provokuese e njërës prej historive më drithëruese të treguara ndonjëherë. Frankenshtajni i vetmuar (Bale) udhëton në Çikagon e viteve 1930 për t'i kërkuar shkencëtares revolucionare dr. Eufroniosit (pesë herë e nominuar për çmimin Oskar Annette Bening) të krijojë një shoqëruese jete për të. Të dy ringjallin trupin e një të reje të vrarë dhe kështu lind Nusja (Buckley). Ajo që pason tejkalon çdo pritshmëri: VRASJE. OBSESION. LËVIZJE RADIKALE. DASHURI E NDALUAR! Një romancë shpërthyese që do t'i vërë botës flakën.