Kushërinjtë që nuk kanë marrëdhënie të mira, David dhe Benji, takohen për të bërë një udhëtim në Poloni në nder të gjyshes së tyre. Aventurës i ndryshon drejtimi kur, në përputhje me historinë e tyre familjare, tensionet mes kushërinjve dalin përsëri në sipërfaqe.
"MË SHEH, S'MË SHEH", një iluzion që sytë tuaj nuk e kanë përjetuar kurrë! Katër Kalorësit rikthehen, më të fuqishëm dhe më të aftë se kurrë, dhe me ta vjen një brez i ri iluzionistësh gati të shtyjnë kufijtë e së mundshmes. Pjesa e tretë e sagës së famshme për mjeshtrit e iluzioneve fshin vijën mes realitetit dhe mashtrimit, çdo truk tejkalon të mëparshmin dhe surpriza më e madhe nuk është kurrë ajo që pret. Kasti i yjeve kryesohet nga Jesse Eisenberg, Woody Harrelson, Dave Franco dhe Isla Fisher, me përforcime nga Justice Smith, Dominic Sessa dhe Ariana Greenblatt, si dhe karizmatikja Rosamund Pike dhe legjendari Morgan Freeman. Përgatituni për një vorbull plot adrenalinë iluzionesh hipnotizuese. Ka vetëm një rregull: mos i mbyllni sytë, sepse ajo që shihni mund të mos jetë as një fraksion i asaj që vërtet po ndodh!