Nga regjisorët e talentuar Scott Beck dhe Bryan Woods (A Quiet Place) vjen një tmerr psikologjik intrigues që eksploron marrëdhënien komplekse midis besimit dhe dogmës. Hugh Grant portretizon z.Reed enigmatik, fjalët simpatike të të cilit fshehin një axhendë të errët, ndërsa ai përballet me misionarët e rinj (Sophie Thatcher dhe Chloe East) të cilët i bëjnë shenjë dyerve të botës së tij. Nëpërmjet një loje të tensionuar të mendjes, HERETIK eksploron dilema të thella filozofike, duke e lënë audiencën të pyesë: Çfarë ndodh kur besimet tona bëhen kërcënimi ynë më i madh? Ky film jo vetëm që do t'ju mbajë në buzë të sediljes suaj, por do t'ju bëjë të vini në dyshim frikën dhe besimet tuaja. Shikoni në labirintet më të errëta të psikikës njerëzore dhe zbuloni se çfarë fshihet pas perdes së jetës së zakonshme. HERETIK është një film që nuk duhet ta humbisni!
Fituesja e dy çmimeve Academy Award® Renée Zellweger kthehet në rolin që krijoi heroinën e komedisë romantike të të gjitha epokave, gruan qasja unike e të cilës ndaj jetës dhe dashurisë, ripërcaktoi një zhanër të tërë filmi. Brixhit Xhouns në fillim shpërtheu nga libri fenomenal i Helen Fielding, Ditari i Brixhit Xhouns që u bë best-seller global dhe film shumë i suksesshëm. Një grua pa shumë karrierë që jetonte në Londër, Brixhit Xhouns jo vetëm që i tregoi botës aventurat e saj romantike, por shtoi fjalë si "Beqarushë", "Të martuar të vetëk[naqur" dhe "trapllëk" fjalorit mbarëbotëror. Aftësia e Brixhitës për të tirumfuar pavarësisht vështirësive bëri që ajo të martohej më në fund me avokatin e suksesshëm Mark Darsi dhe të bëhej nëna e djalit të tyre. Më në fund erdhi lumturia Por në Bridget Jones: Mad About the Boy, Brixhita është sërish e vetme, e mbetur vejushë katër vite më parë, kur Marku u vra në një mision humanitar në Sudan. Ajo tani është nëna beqare e Billit 9 vjeç dhe Mejbëllit 4 vjeçe, dhe ka mbetur në një situatë të vështirë emocionale, duke i rritur fëmijët me miqtë e saj besnikë e madje edhe ish të dashurin, Deniëll Klivër (Hugh Grant). E shtyrë nga familja e saj urbane 0 Shejzëri, Xhudi dhe Tomi, kolegia e punës, Miranda, nëna e saj dhe gjinekologu i saj dr. Roulings (fituesja e çmimit Oscar®,Emma Thompson) - për të gjetur një rrugë të re drejt jetës dhe dashurisë, Brixhita kthehet në punë dhe madje provon aplikacione lidhjesh ku shumë shpejt ndiqet nga një djalosh entuziast dhe plot ëndrra (Leo Woodall i White Lotus). Tani e shpërndarë mes punës, shtëpisë dhe dashurisë, Brixhita vuan nga gjykimi i nënave ideale në shkollë, shqetësohet për Billin që vuan nga mungesa e të atit, dhe përfshihet në një varg ndërveprimesh të çuditshme me mësuesin shumë racional të të birit (kandidadi për çmimin Oscar® Chiwetel Ejiofor).