Mbyll

Rezultatet e kërkimit

Termi i kërkimit: HAN
Here

Here

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Drama
1h 44min

Nga regjisorët, shkrimtarët dhe yjet e ribashkuar të kryeveprës legjendare Forrest Gump vjen një histori fenomenale për familjet e shumta dhe vendin e veçantë që ata banojnë. Ky film origjinal udhëton nëpër breza, duke përshkruar përvojën njerëzore në formën e saj më të pastër. Drejtuar nga fituesi i Oskarit Robert Zemeckis dhe shkruar nga Eric Roth dhe Zemeckis, ai tregon një histori të frymëzuar nga romani grafik i njohur i Richard McGuire. Dy herë fituesi i Oskarit Tom Hanks dhe Robin Wright shkëlqejnë në rolet kryesore dhe filmi sjell një histori emocionale për dashurinë, humbjen, të qeshurën dhe jetën, e cila zhvillohet pikërisht këtu. Bëhuni gati për një udhëtim nëpër kohë dhe emocione që do t'ju mbajnë në mendje shumë kohë pas përfundimit të filmit. "Këtu" do t'ju bëjë të mendoni për përvojat tuaja dhe rëndësinë e familjes, si dhe priten edhe nominime për çmimet më prestigjioze të filmit të këtij viti!

Vaiana 2

Vaiana 2

Të gjitha moshat
Zhanri: Animated
1h 40min

Me biletën e blerë në formatin REAL D 3D do të fitoni Poster Special të filmit* (*Deri në përfundim të stokut) Epiku muzikor i animuar bashkon përsëri Moana dhe Maui-n në një udhëtim dinamik të paprecedentë, së bashku me një ekip lundruesish të jashtëzakonshëm. Pasi merr një thirrje të papritur nga paraardhësit e saj, Moana udhëton në detet e largëta të Oqeanisë dhe në ujërat e rrezikshme, të harruara prej kohësh, duke u përfshirë në një aventurë ndryshe nga çdo gjë me të cilën është përballur ndonjëherë

Companion

Companion

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Thriller
1h 37min

New Line Cinema — studio përgjegjëse për hitin e mrekullueshëm "Notebook" — dhe krijuesit jokonvencionale të "The Barbarian" ju ftojnë përzemërsisht të përjetoni një lloj të ri historie dashurie... të ngjashme me të cilat nuk keni parë kurrë më parë në ekran i madh..

Return to Silent Hill

Return to Silent Hill

Të gjitha moshat
Zhanri: Horror
1h 46min

RETURN TO SILENT HILL sjell markën simbol të horrorit sërish për ekranin e madh. Kur Xhejmsi merr një letër misterioze nga dashuria e tij e humbur, Meri, ai shkon në Silent Hill-një qytet dikur i njohur për të por tani i konsumuar nga errësira. Ndërsa ai kërkon për të, Xhejmsi përballet me krijesa të përbindshme dhe zbulon një të vërtetë tmerruese që do ta shtyjë deri në skaje të shëndetit të tij mendor.

Minecraft Movie

Minecraft Movie

Të gjitha moshat
Zhanri: Adventure
1h 40min

Minecraft, videoloja më e shitur e të gjitha kohërave, gjatë 15 viteve të fundit është bërë një fenomen global, duke frymëzuar breza lojtarësh dhe krijues. Kjo është hera e parë që bota e lojës është sjellë në ekranin e madh, duke ofruar një perspektivë të re emocionuese plot aksion, humor dhe estetikë vizuale të jashtëzakonshme. Filmi ndjek katër persona të jashtëm - Garret Plehraxhiun, Man Garrisonin (Momoa), Henrin (Hansen), Natalinë (Myers) dhe Donin (Brooks) - të cilët, teksa përballen me probleme të zakonshme, tërhiqen përmes një portali misterioz në Mbibotën e mrekullueshme. Kjo botë e pazakontë, kubike plot me imagjinatë u sjell atyre sfida të papritura - nga të mësuarit se si të zotërojnë mjedisin e ri deri te mbrojtja kundër armiqve si piglinët dhe zombit. Në rrugën e tyre, ata takojnë minatorin dhe ndërtuesin Stiv (Black), dhe së bashku ata nisin një aventurë epike që do t'i mësojë si të përdorin krijimtarinë e tyre për të kapërcyer të gjitha pengesat, si në botën e Minecraft ashtu edhe në jetën reale.

Thunderbolts*

Thunderbolts*

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Action
2h 8min

Një ekip i ri mblidhet në universin e Marvel-it. Një grup keqbërësish rekrutohen për t'u nisur në një mision.

Nobody 2

Nobody 2

Të gjitha moshat
Zhanri: Action
1h 30min

Ndonjëherë vendi më i rrezikshëm për një baba janë pushimet me familjen. Bob Odenkirk rikthehet si Haç Mansell, baba, bashkëshort dhe vrasës i fiksuar pas punës në kapitullin e ri të Nobody, hiti aksion thriller i vitit 2021 që zuri vendin e parë gjatë premierës në kinematë amerikane. Katër vite pasi ai aksidentalisht u ndesh me mafien ruse, Haçi i ka 30 milion dollarë borxh organizatës kriminale dhe po e shlyen borxhin me një varg pa fund vrasjesh të kriminelëve ndërkombëtarë. Megjithëse atij i pëlqen adrenalina që i jep "pun", Haçi dhe gruaja e tij Beka (kandidatja e çmimit ndërkombëtar Emmy Connie Nielsen) e gjejnë veten të mbingarkuar me punë dhe duke u larguar nga njëri-tjetri. Ndaj vendosin t'i marrin fëmijët (Gage Munroe, Paisley Cadorath) në një palë pushime të shkurtra Parkun Ujor Madhështor të Billit të Egër, vendi i vetëm ku Haçi dhe vëllai i tij Harri (kandidati për çmimet Grammy dhe Emmy RZA) shkonin me pushime kur ishin të vegjël. Me babanë e Haçit nga pas ( fituesi i çmimit Emmy Christopher Lloyd), familja arrin në qytetin e vogël turistik të Plamervillit (Plamervilli është Qyteti i Verës), gati për argëtime në diell. Por kur një përplasje e vogël me disa rrugaçë të qytetit e vendos familjen në shënjeshtrën e një menaxheri të korruptuar parku lojërash (John Ortiz;seriali Fast and Furious, Bumblebee) dhe sherifin e tij të dyshimtë (kandidati për çmime Emmy dhe Golden Globe, Colin Hanks), Haçi e gjen veten në qendër boses më të çmendur dhe më të etur për gjak të krimit që ai (apo kushdo) ka parë ndonjëherë (fituesja e çmimit Emmy dhe kandidatja e çmimit Oscar® ikona e ekranit, Sharon Stone).

Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba Infinity Castle

Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba Infinity Castle

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Anime
2h 35min

Tanjiro Kamado - një djalosh i cili iu bashkua një organizate të dedikuar për gjuetinë e demonëve, të quajtur Korpusi i Vrasësve të Demonëve, pasi motra e tij më e vogël, Nezuko, u kthye në një demon. Duke u bërë gjithnjë e më i fortë dhe duke thelluar lidhjet dhe miqësitë me anëtarët e tjerë të Korpusit, Tanjiro ka luftuar shumë demonë së bashku me shokët e tij Zenitsu Agatsuma dhe Inosuke Hashibira. Gjatë udhëtimit të tij, ai është bashkuar në betejë me shpatarët më të lartë të Korpusit Hashira, përfshirë Flame Hashira, Kyojuro Rengoku, në trenin Mugen, Sound Hashira Tengen Uzui, në Entertainment District, si dhe Mist Hashira, Muichiro Tokito, dhe Love Hashira, Mitsuri Kanroji, në fshatin Swordsmith. Ndërsa anëtarët e Korpusit dhe Hashirat janë përfshirë në një program të përbashkët trajnimi fizik, Stërvitja e Hashirave, në përgatitje për betejën e ardhshme kundër demonëve, Muzan Kibutsuji shfaqet në Rezidencën Ubuyashiki. Me liderin e Korpusit të Vrasësve të Demonëve në rrezik, Tanjiro dhe Hashirat nxitojnë drejt selisë, por bien në një hapësirë misterioze përmes duarve të Muzan Kibutsujit.Destinacioni ku bien Tanjiro dhe Korpusi i Vrasësve të Demonëve është qendra e demonëve -- Infinity Castle. Dhe kështu, fusha e betejës është vendosur, ndërsa beteja përfundimtare mes Korpusit të Vrasësve të Demonëve dhe demonëve fillon.

The Race

The Race

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Action
1h 39min

“The Race” është një film aksion me ritëm i shpejtë që zhvillohet në botën ilegale të garave. Dhjetë nga shoferët më të talentuar të Europës do të konkurrojnë në një garë të jashtëzakonshme, ku pjesë e çmimit janë një shumë parash dhe të gjitha makinat pjesëmarrëse. Historia rrotullohet rreth Andreit, një mekanik i ri dhe shumë i talentuar, i cili përfshihet në një konflikt mes dy rivalëve që garojnë në botën e rrezikshme të garave ilegale me makina. Ky produksion ndërthur makina mahnitëse dhe spektakolare me një histori tejet prekëse për miqësinë, tradhtinë dhe familjen.

Solo Mio

Solo Mio

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Romantic
Fillimi i shfaqjes: 26.02.2026.

Ai nuk e bëri dasmën. Por bëri muajin e mjaltit më të bukur të jetës së tij. Kur e fejuara e braktis në altar në mes të Italisë, Meti (Kevin James) nis papritur muajin e mjaltit… i vetëm. Ajo që fillon si dita më e keqe e jetës së tij, shndërrohet në një aventurë të ngrohtë, plot humor dhe emocione, mes kulturës italiane, ushqimit dhe bukurisë së jetës.   Gjatë këtij udhëtimi, Meti rizbulon gëzimin e jetës dhe sa vjen ai si njeri. Një takim me italianen Xhia ia ndryshon këndvështrimin për dashurinë, ndërsa Italia i hap derën drejt një fillimi të ri.

Stray Kids: The dominATE Experience

Stray Kids: The dominATE Experience

Të gjitha moshat
Zhanri: Concert film
2h 26min

Një dokumentar me sensacionin global të zhanrit K-Pop, Stray Kids dhe një performancë të drejtpërdrejtë nga turneu i tyre botëror që theu rekorde, si dhe pamje ekskluzive pas kuintave dhe intervista intime me grupin, Stray Kids: The dominATE Experience është një film koncert epik që iu ofron fansave një pamje nga shumë afër dhe akses unik tek grupi i tyre i preferuar muzikor.

Blerje e shpejtë
Krye