Mbyll

Rezultatet e kërkimit

Termi i kërkimit: Gwyneth Paltrow
Marty Supreme

Marty Supreme

Të gjitha moshat
Zhanri: Drama
Fillimi i shfaqjes: 01.01.2026.

Me një kastë të shkëlqyer të kryesuar nga Timothée Chalamet dhe Gwyneth Paltrow, nën regjinë e Josh Safdie-t, vjen historia e paharrueshme e një të riu, ëndrra e të cilit përbuzet nga të gjithë, por që është gati të kalojë nëpër ferr e të kthehet më i fortë në një kërkim të pandalshëm për madhështi. "I madhërishmi Marti" është një histori epike ambicieje, fati, vetëkrijimi, bixhozi, dashurie dhe dëshire, që ndodh në Nju Jorkun e gjallë të viteve '50, një qytet që nuk fle kurrë dhe ku ëndrrat bëhen obsesion. E frymëzuar nga figura reale e kampionit legjendar të pingpongut Marti Reisman, filmi nuk është biografi, por një histori origjinale për një njeri që guxoi të ëndërrojë përtej kufijve të së mundurës. Marti Mauzer është një lojtar pa turp, i llastuar, arrogant dhe i papjekur, obsesioni i të cilit për famë e çon drejt vendimeve të tmerrshme, basteve të çmendura dhe shpërthimeve emocionale. Por, falë energjisë regjisoriale të Safdie-t dhe magnetizmit të aktrimit të Chalamet-it, kjo vorbull shkatërrimi bëhet njëkohësisht komike, e thellë dhe çuditërisht njerëzore. Në frymën e filmave të Martin Scorsese-s (The Wolf of Wall Street) dhe Steven Spielberg-ut (Catch Me If You Can), "I madhërishmi Marti" sjell një shpërthim stili, pasioni dhe ambicieje nga një njeri që kërkoi më shumë sesa bota ishte e gatshme t'i jepte.

Blerje e shpejtë
Krye