Në fillim të viteve ‘60, në Nju Jork, me sfondin e skenës së gjallë muzikore dhe ndryshimeve kulturore, një djalë enigmatik 19-vjeçar mbërriti nga Minesota në West Village me kitarën dhe talentin e tij revolucionar, i destinuar për të ndryshuar rrjedhën e muzikës amerikane. Gjatë ngjitjes së tij drejt famës, ndërsa krijon lidhje më të afërta, ai refuzon të definohet në mënyrë të rreptë, duke bërë zgjedhje kontroverse që jehonin në mbarë botën.
Një Predator i ri i dëbuar përpiqet të shpëtojë ndërsa kalon nëpër egërsirat e një planeti të rrezikshëm, duke ushtruar aftësitë e tij në përballje me kundërshtarë të pamëshirshëm. Qëllimi i tij është të mposht krijesën më vdekjeprurëse me të cilën është përballur ndonjëherë raca e tij, por udhëtimi e çon drejt një aleance të pabesueshme kur zbulon ekzistencën e një të keqeje edhe më të madhe.
Filmi Sentimental value ka fituar një çmim Oscar®. Motrat Nora dhe Agnes ritakohen me babanp e tyre të larguar, Gustavin karizmatik, dikur regjisor i famshëm që i ofron Norës, aktore teatri, një rol në filmin që ai shpreson ta rikthejë drejt suksesit. Kur Nora e refuzon, ajo zbulon shpejt se ai ia ka dhënë rolin e saj një ylli Hollivudi që e pranoi me kënaqësi atë. Papritur, të dyja motrat duhet të menaxhojnë marrëdhënien e vështirë që kanë me babanë dhe të merren edhe me aktoren amerikane, të pranishme në mes të dinamikës së ndërlikuar të familjes së tyre.
Saga “Lojërat e urisë”, e cila nisi në vitin 2012, ka fituar mbi 3.3 miliardë dollarë në biletaritë botërore, dhe “Agimi mbi korrjen” përfaqëson kapitullin e radhës në një nga sagat më të suksesshme të kinemasë moderne. Regjisori i sagës, Francis Lawrence, sjell një adaptim të romanit bestseller të Suzanne Collins-it, me ngjarje që ndodhin 24 vjet para atyre të “Lojërat e urisë”. Ngjarja zhvillohet në mëngjesin e shortit për Lojërat e 50-ta të urisë dhe ofron një vështrim të ri mbi sistemin brutal të lojërave dhe forcat politike që e drejtojnë atë. Në kast përfshihen Jennifer Lawrence si Katnis Everdini, Josh Hutcherson si Pita Mellarku, Ralph Fiennes si President Snou, Jesse Plemons si Plutark Hevensbi, Kelvin Harrison Jr. si Biti Latier, Kieran Culkin si Sezar Flikermani dhe Elle Fanning si Efi Trinketi, së bashku me Joseph Zada, Glenn Close, McKenna Grace, Maya Hawke dhe Whitney Peak.