Mbyll

Rezultatet e kërkimit

Termi i kërkimit: Colman Domingo
Running Man

Running Man

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Thriller
2h 13min

Adrenalinë, manipulim dhe luftë kundër sistemit - ky është televizioni i së ardhmes. Bazuar në romanin e Stephen Kingut. Në një të ardhme distopike jo shumë të largët, emisioni më i ndjekur nuk është një garë talentesh, por një betejë për mbijetesë. Programi sjell së bashku Runners, kandidatë të dëshpëruar që duhet të mbijetojnë një gjueti 30-ditore nga vrasës profesionistë. Çdo gjë regjistrohet. Çdo gjë transmetohet. Publiku i etur për gjak voton me para dhe çmimi rritet çdo ditë. Kur Ben Riçardsi (Glen Powell), nga klasa punëtore, pranon të marrë pjesë për të shpëtuar vajzën e tij të sëmurë rëndë, producenti Den Kilian (Josh Brolin) sheh historinë e përsosur. Por Beni nuk është një Runner i zakonshëm. Mosbindja, zgjuarsia dhe instinktet e tij të mbijetesës e shndërrojnë atë në një hero kombëtar dhe një kërcënim të mundshëm për gjithë sistemin. Ndërsa shikueshmëria thyen çdo rekord, bëhet e qartë: sistemi nuk do fitues. Vetëm gjak. Beni duhet t'i mashtrojë Gjahtarët, të mbijetojë në spektakël dhe të zbulojë të vërtetën, përpara se një komb i uritur për vdekje ta fshijë përgjithmonë nga ekrani.

Michael

Michael

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Biographical
2h 7min

Michael është paraqitja kinematografike e jetës dhe trashëgimisë së njërit prej artistëe më me ndikim që ka njohur bota. Filmi tregon historinë e jetës së Majkëll Xheksonit përtej muzikës, duke ndjekur udhëtimin e tij nga zbulimi i talentit të tij të jashtëzakonshëm si udhëheqës i Jackson Five, deri tek artisti vizionar ambicja kreative e të cilit i dha jetë një përpjekjeje të paepur për t'u bërë artisti më i madh në botë. Duke treguar jetën e tij jashtë skene dhe disa nga koncertet e tij më të famshme gjatë viteve të para të karrierës solo, filmi i ofron audiencës një pame nga afër dhe të paparë ndonjëherë të Majkëll Xheksonit. Këtu nis historia e tij.

Disclosure Day

Disclosure Day

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Thriller
2h 25min
Fillimi i shfaqjes: 11.06.2026.

Po të merrnit vesh që ne nuk jemi vetëm, po t'iu tregonte dikush, t'ua vërtetonte dikush këtë, do të trembeshit? Këtë verë e vërteta iu përket shtatë miliard njerëzve. Po i afrohemi...Ditës së Të Vërtetës.

Blerje e shpejtë
Krye