Ai është një burrë me aftësi të veçanta… ai do të marrë nën kontroll Skuadrën e Policisë dhe do të shpëtojë botën! Togeri Frenk Drebin I Riu (Liam Neeson) ndjek gjurmët e të atit në filmin THE NAKED GUN, me regji nga Akiva Schaffer (Saturday Night Live, Popstar: Never Stop Never Stopping) dhe prodhuar nga Seth MacFarlane (Ted, Family Guy). Në hetimin e tij e shoqërojnë Pamela Anderson, Paul Walter Hauser, CCH Pounder, Kevin Durand, Cody Rhodes, Liza Koshy, Eddie Yu dhe Danny Huston.
Videoloja legjendare vjen më në fund në ekranin e madh në një përshtatje spektakolare plot aksion! Është viti 1993. Luftëtarët e larguar nga njëri-tjetri, Riu dhe Ken Masters, rikthehen në botën e përleshjeve të pamëshirshme kur Çun-Li misterioze i bashkon për një turne të ri World Warrior. Por pas përballjes brutale mes luftëtarëve më të mirë të botës fshihet një komplot vdekjeprurës, që do t'i detyrojë të përballen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me demonët e së kaluarës së tyre. Nëse dështojnë, loja merr fund. Filmi është drejtuar nga Kitao Sakurai dhe në rolet kryesore luajnë Endu Koxhi, Noah Sentineo dhe Kallina Liang. Kjo seri kult merr jetë në ekranin e madh me beteja spektakolare të arteve marciale, goditje legjendare si Hadouken dhe Shoriuken, si edhe personazhet e dashur që kanë shoqëruar breza të tërë lojtarësh në mbarë botën.