Në një film të ri të animuar hit, legjendarët Štrumpfët kthehen në ekranet e mëdha, më të përgatitur, më të kaltër dhe më argëtues se kurrë më parë!Në versionin origjinal të filmit, magjinë vokale për Štrumpfeten e sjell askush tjetër përveç sensacionit global të pop-it, Rihanna! Ky udhëtim i Štrumpfëve është i mbushur me këngë ngjitëse dhe numra dinamikë vallëzimi, ku e gjithë fshati i Štrumpfëve do të tregojë kuptimin e vërtetë të bashkëpunimit, optimizmit dhe besimit në sukses. Përmes kthesave të papritura dhe situatave komike, kjo shoqëri tregon se edhe pengesat më të mëdha mund të kalohen me pak magji, vullnet të mirë dhe një zemër të madhe dhe të kaltër.Përzierja perfekte e humorit, muzikës së shkëlqyer dhe animacionit fantastik e bën këtë film një shpërblim të vërtetë për shikuesit e të gjitha grupeve të moshave.
E disponueshme në formatin 4DX dhe ScreenX! Mësuesi i shkencës Ryland Grace (Ryan Gosling) zgjohet në një anije kozmike, vite drite larg shtëpisë, pa asnjë kujtim se kush është apo si ka përfunduar atje. Teksa kujtesa i rikthehet gradualisht, ai fillon të zbulojë misionin e tij: të zgjidhë enigmën e një substance misterioze që po bën Diellin të shuhet. Ai duhet të mbështetet në njohuritë e tij shkencore dhe në ide jokonvencionale për të shpëtuar gjithçka në Tokë nga zhdukja… por një miqësi e papritur do të thotë se ndoshta nuk do t’i duhet ta bëjë këtë i vetëm.