Në Venom: The Last Dance, Tom Hardy kthehet në rolin e Venom, një nga personazhet më të mëdhenj dhe më kompleks të Marvel-it, për filmin e fundit të trilogjisë. Eddie dhe Venom janë në arrati. Të ndjekur nga të dy botët e tyre dhe me rrezikun afër, dyshja detyrohen të marrin një vendim shkatërrues që do të ulë perdet për vallëzimin e fundit të Venom dhe Eddie. Në Venom: The Last Dance aktrojnë Tom Hardy, Chiwetel Ejiofor, Juno Temple, Rhys Ifans, Peggy Lu, Alanna Ubach dhe Stephen Graham. Filmi është nën regjinë dhe skenarin e Kelly Marcel, bazuar në një histori nga Hardy dhe Marcel. Filmi është prodhuar nga Avi Arad, Matt Tolmach, Amy Pascal, Kelly Marcel,
Fituesja e dy çmimeve Academy Award® Renée Zellweger kthehet në rolin që krijoi heroinën e komedisë romantike të të gjitha epokave, gruan qasja unike e të cilës ndaj jetës dhe dashurisë, ripërcaktoi një zhanër të tërë filmi. Brixhit Xhouns në fillim shpërtheu nga libri fenomenal i Helen Fielding, Ditari i Brixhit Xhouns që u bë best-seller global dhe film shumë i suksesshëm. Një grua pa shumë karrierë që jetonte në Londër, Brixhit Xhouns jo vetëm që i tregoi botës aventurat e saj romantike, por shtoi fjalë si "Beqarushë", "Të martuar të vetëk[naqur" dhe "trapllëk" fjalorit mbarëbotëror. Aftësia e Brixhitës për të tirumfuar pavarësisht vështirësive bëri që ajo të martohej më në fund me avokatin e suksesshëm Mark Darsi dhe të bëhej nëna e djalit të tyre. Më në fund erdhi lumturia Por në Bridget Jones: Mad About the Boy, Brixhita është sërish e vetme, e mbetur vejushë katër vite më parë, kur Marku u vra në një mision humanitar në Sudan. Ajo tani është nëna beqare e Billit 9 vjeç dhe Mejbëllit 4 vjeçe, dhe ka mbetur në një situatë të vështirë emocionale, duke i rritur fëmijët me miqtë e saj besnikë e madje edhe ish të dashurin, Deniëll Klivër (Hugh Grant). E shtyrë nga familja e saj urbane 0 Shejzëri, Xhudi dhe Tomi, kolegia e punës, Miranda, nëna e saj dhe gjinekologu i saj dr. Roulings (fituesja e çmimit Oscar®,Emma Thompson) - për të gjetur një rrugë të re drejt jetës dhe dashurisë, Brixhita kthehet në punë dhe madje provon aplikacione lidhjesh ku shumë shpejt ndiqet nga një djalosh entuziast dhe plot ëndrra (Leo Woodall i White Lotus). Tani e shpërndarë mes punës, shtëpisë dhe dashurisë, Brixhita vuan nga gjykimi i nënave ideale në shkollë, shqetësohet për Billin që vuan nga mungesa e të atit, dhe përfshihet në një varg ndërveprimesh të çuditshme me mësuesin shumë racional të të birit (kandidadi për çmimin Oscar® Chiwetel Ejiofor).