Një aktor amerikan i vetmuar jeton prej disa kohësh në Tokio, ku fillon të punojë për një kompani japoneze që ofron shërbime profesionale të marrjes me qira të aktorëve si anëtarë familjeje ose miq të afërt. Rolet e ndryshme që ai luan në jetët e njerëzve të tjerë do ta çojnë drejt lidhjeve njerëzore të jashtëzakonshme, si edhe drejt njohjes përfundimtare të vetvetes.
Endri Skot dhe Brendën Freizer në historinë e vërtetë të momentit që përcaktoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Filmi flet për gjeneral Aizenhauerin (fituesi i çmimit Oskar, Brendën Freizer) dhe meteorologun britanik Xhejms Stag (Endru Skot), të cilët përballen me një vendim thuajse të pamundur: të nisin invazionin më të madh në histori ose ta shtyjnë atë dhe të rrezikojnë humbjen e luftës. Në një epokë pa teknologjinë moderne të sotme, vlerësimi i tyre i motit bëhet faktori vendimtar që do të përcaktojë fatin e miliona njerëzve. Gjatë 72 orëve që paraprijnë Ditën e Zbarkimit në Normandi, gjithçka është gati, përveç një elementi jetik: motit britanik. Kushtet e gabuara atmosferike mund të shkatërrojnë invazionin më të madh detar të organizuar ndonjëherë, ndërsa çdo vonesë rrit rrezikun që inteligjenca gjermane të zbulojë planet sekrete.