Tre shokë nga Sheldi përfshihen në xhirimet e një aktoreje të famshme, përballen me sfida dhe përvoja të reja, dhe zbulojnë se dashuria e vërtetë triumfon. Tre shokë që jetojnë në fshatin Sheldi duan të ndryshojnë jetën e tyre. Ideja e shkrimit të një teksti kënge dhe ndërtimi i një restoranti për të kthyer fshatin e tyre në një fshat turistik i shoqëron, por pa rezultat. Përpjekjet ndërpriten me ardhjen në fshat të një aktoreje me famë botërore. Ajo do të kryej xhirimet e saj të rradhës në fshatin Sheldi. Tre shokët i bëjne pjesë të staffit. Këtu nis rrugëtimi i tyre në një model jete të re. Me eksperienca të reja, me sprova por mbi të gjitha afrimi me aktoren me famë botërore. Dhe në fund mbizotëron dashuria e vërtetë, ajo e përjetshmja.
Fati i cili tashmë duket se ka gjetur dashurinë e jetës së tij , vendos që këtë dashuri me Anxhin ta kurorëzojnë me martesë . Nje ofertë pune bëhet shkak debatesh mes ciftit duke nxjerrë ne pah kshu nje anë të errët të Fatit e duke e vendosur këtë të fundit përpara disa zgjedhjeve të veshtira. Nderkohe Fallxhorja Landa duke qenë se skemat e saj te mashtrimit filluan te dalin ne pah, zgjedh një formë ndryshe mashtrimi duke fituar famë akoma edhe më të madhe . Por fiks ne kulmin e suksesit të saj karma e atyre te cilit i kishte manipuluar dikur , fillon ta perndjekë duke i trazuar komplet jetën.