Mbyll

Rezultatet e kërkimit

Termi i kërkimit: Bechir Sylvain
Jurassic World: Rebirth

Jurassic World: Rebirth

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Adventure
2h 14min
Fillimi i shfaqjes: 03.07.2025.

Po lind një epokë e re. Këtë verë, tre vite pasi trilogjisë Jurassic World u mbyll me secilin film duke kapërcyer 1 miliard dollarë fitime në gjithë botën, seriali jetëgjatë Jurassic zhvillohet në një drejtim të ri interesant me Jurassic World Rebirth. Me pjesëmarrjen e superyllit të filmave aksion Scarlett Johansson, kandidatit për ëmimet Emmy dhe SAG, Jonathan Bailey dhe fituesi i dy çmimeve Oscar® Mahershala Ali, ky kapitull I ri i mbushur me aksion ka një skuadër ekstradimesh që shkon në vendin më të rrezikshëm të TRokës, një ambjent studimor në ishullin ku ka qenë Parku Jurasik, dhe që tani banohet nga gjallesat më të këqija të atyre që mbetën pas. Gjithashtu me aktorët e njohur ndërkombëtarë Rupert Friend dhe Manuel Garcia-Rulfo, filmi vjen me regji të vizualistit dinamik Gareth Edwards (Rogue One: A Star Wars Story) me një skenar të skenaristit origjinal të Jurassic Park David Koepp. Pesë vite pas ngjarjeve të Jurassic World Dominion, ekologjina e planetit është treguar kryesisht armiqësore ndaj dinosaurëve. Ata që kanë mbetur, ekzistojnë në ambjente të izoluara ekuatoriale me klimë të ngjashme me atë në të cilën dikur lulëzuan. Tre krijesat më kolosale në tokë, det dhe ajër në ato biosferë tropikale, mbajnë në ADN-në e tyre, çelësin për një ilaçq që do të mundësojë të mira që do t'I shpëtojnë jetën njerëzimit. Kandidatja për çmimin Oscar® Johansson, luan rolin e ekspertes profesioniste të operacioneve të fshehta, Zora Benet, e kontraktuar për të udhëhequr një skuadër profesionistësh në një mision shumë sekret për të siguruar material gjenetik. Kur operacioni i Zoras ndërthuret me një familje civile që iu përmbys anija e ekspeditës nga dinosaurët grabitqarë të ujit, ata e gjejnë të gjithë veten të bllokuar në një ishull të ndaluar ku dikur gjendej një ambjent studimor I fshehtë për Parkun Jurasik. Aty, në një terren të mbushur me dinosaurë të specieve jashtëzakonisht të ndryshme, ata përballen me një zbulim të lig e tronditës që i është fshehur botës për dekada me radhë.

Blerje e shpejtë
Krye