Kraven the Hunter është historia e fuqishme se si dhe pse një nga antagonistët më ikonikë të Marvel-it u bë i tillë. I vendosur para hakmarrjes së tij të famshme me Spider-Man, Aaron Taylor-Johnson luan si personazhi kryesor në këtë film të vlerësuar me R (për të rritur).
NOSFERATU I Robert Egger është një rrëfenjë gotike e fiksimit ndjërmjet një vajze të pushtuar nga fantazmat dhe vampirit të tmerrshëm të magjepsur pas saj, dhe kjo gjë shkakton tmerr të pamatë ndërsa ndodh.
Nga regjisori fitues i çmimit Oscar, Danny Boyle, dhe skenaristi i nominuar për Oscar, Alex Garland, vjen një rikthim tronditës në botën e 28 Ditë Më Vonë. Kanë kaluar pothuajse 30 vite që kur virusi vdekjeprurës i tërbimit u përhap nga një laborator armësh biologjike. Karantina vazhdon – e ashpër dhe pa mëshirë. Por disa kanë mbijetuar… dhe janë përshtatur. Në një ishull të vogël, të lidhur me tokën vetëm nga një rrugë e vetme e fortë dhe e mbrojtur, një grup i mbijetuarish përpiqet të ruajë shpresën. Por kur njëri prej tyre niset në një mision të rrezikshëm drejt zemrës së territ të infektuar, zbulon se nuk kanë ndryshuar vetëm të infektuarit – por edhe vetë njerëzit. Mutacione. Sekrete. Tmerr i ri. Këtë vit – mbijetesa nuk mjafton më.