Mbyll

PREMIERË EKSKLUZIVISHT VETËM NË CINESTAR ME 10 DHJETOR! TAKONI AKTORËT E DJELMOSHAT E RREZIKSHËM: RIKTHIMI

10 dhjetor, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë nga afër atmosferën e premierës së filmit vendor hit Djelmoshat e Rrezikshëm: Rikthimi , ekskluzivisht vetëm në CineStar Prishtina Mall. Ngjarja speciale “Tako Aktorët” do t’i mbledhë në një mbrëmje të vetme krijuesit dhe kastin e filmit, duke u dhënë adhuruesve rastin të takojnë protagonistët dhe ekipin që qëndron pas këtij produksioni të shumëpritur.
 
Publiku do të ketë mundësinë të bashkohet me aktorët, regjisorët dhe bashkëpunëtorët kryesorë të filmit, të cilët do të jenë të pranishëm për të ndarë përvojat nga xhirimet dhe sfidat e këtij projekti ambicioz. Me muzikë origjinale nga artistë të njohur si Pint, Lyrical Son dhe Mc Kresha, filmi sjell një përjetim të plotë audiovizual, ku çdo detaj është menduar me kujdes për të krijuar një botë të ashpër, dinamike dhe emocionuese.
Nën regjinë e Halil Budakovës dhe Merita Budakovës, historia ndjek Tonin, i cili pas një periudhe izolimi në mal për t’u larguar nga e kaluara e tij e errët, detyrohet të rikthehet në qytet kur një tragjedi godet familjen e tij.
Premiera fillon nga ora 19:00, vetëm në CineStar, ku të gjithë të pranishmit do të jenë pjesë e një mbrëmjeje të veçantë filmike.
Filmi do të vazhdojë të shfaqet çdo ditë në CineStar, duke filluar nga sot!
Më shumë informacione dhe biletat mund ti gjeni në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.
Blerje e shpejtë
Krye