Mbyll

RealD Ultimate 3D

3D - aq real sa që është jo real!

Zbuloni më shumë
Superman

Superman Parapremiera

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Action
2h 9min
Fillimi i shfaqjes: 10.07.2025.

Filmi i parë artistik i DC Studios, “Superman”, mbërrin në kinema këtë verë, i prodhuar nga Warner Bros. Pictures. Me regjisorin James Gunn, i cili sjell stilin e tij të veçantë, “Superman” prezanton një hero të ri në universin e rindërtuar të DC-së. Ky film ofron një kombinim unik të aksionit epik, humorit dhe emocioneve, dhe portretizon një Superman të motivuar nga dhembshuria dhe besimi në mirësinë themelore të njerëzimit.   Filmi është prodhuar nga Peter Safran dhe James Gunn, ku Gunn është si regjisori ashtu edhe skenaristi, duke e bazuar historinë në personazhe nga universi i DC-së, me një theks të veçantë te Superman-i, i krijuar nga Jerry Siegel dhe Joe Shuster.   Mos e humbisni këtë fillim emocionues të një epoke të re të filmave DC-së!

CINESTAR MEGAPLEX - PRISHTINA MALL

e mërkurë 09.07.
e premte, 11.07.
e shtunë, 12.07.
Jurassic World: Rebirth

Jurassic World: Rebirth

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Adventure
2h 14min

Po lind një epokë e re. Këtë verë, tre vite pasi trilogjisë Jurassic World u mbyll me secilin film duke kapërcyer 1 miliard dollarë fitime në gjithë botën, seriali jetëgjatë Jurassic zhvillohet në një drejtim të ri interesant me Jurassic World Rebirth. Me pjesëmarrjen e superyllit të filmave aksion Scarlett Johansson, kandidatit për ëmimet Emmy dhe SAG, Jonathan Bailey dhe fituesi i dy çmimeve Oscar® Mahershala Ali, ky kapitull I ri i mbushur me aksion ka një skuadër ekstradimesh që shkon në vendin më të rrezikshëm të TRokës, një ambjent studimor në ishullin ku ka qenë Parku Jurasik, dhe që tani banohet nga gjallesat më të këqija të atyre që mbetën pas. Gjithashtu me aktorët e njohur ndërkombëtarë Rupert Friend dhe Manuel Garcia-Rulfo, filmi vjen me regji të vizualistit dinamik Gareth Edwards (Rogue One: A Star Wars Story) me një skenar të skenaristit origjinal të Jurassic Park David Koepp. Pesë vite pas ngjarjeve të Jurassic World Dominion, ekologjina e planetit është treguar kryesisht armiqësore ndaj dinosaurëve. Ata që kanë mbetur, ekzistojnë në ambjente të izoluara ekuatoriale me klimë të ngjashme me atë në të cilën dikur lulëzuan. Tre krijesat më kolosale në tokë, det dhe ajër në ato biosferë tropikale, mbajnë në ADN-në e tyre, çelësin për një ilaçq që do të mundësojë të mira që do t'I shpëtojnë jetën njerëzimit. Kandidatja për çmimin Oscar® Johansson, luan rolin e ekspertes profesioniste të operacioneve të fshehta, Zora Benet, e kontraktuar për të udhëhequr një skuadër profesionistësh në një mision shumë sekret për të siguruar material gjenetik. Kur operacioni i Zoras ndërthuret me një familje civile që iu përmbys anija e ekspeditës nga dinosaurët grabitqarë të ujit, ata e gjejnë të gjithë veten të bllokuar në një ishull të ndaluar ku dikur gjendej një ambjent studimor I fshehtë për Parkun Jurasik. Aty, në një terren të mbushur me dinosaurë të specieve jashtëzakonisht të ndryshme, ata përballen me një zbulim të lig e tronditës që i është fshehur botës për dekada me radhë.

Elio

Elio

Të gjitha moshat
Zhanri: Animated
1h 42min

Një djalosh i quajtur Elio, pa dashje, përfundon në një vend të panjohur dhe të huaj, të njohur si hapësira midis galaktikave dhe objekteve të tjera kozmike. I tërhequr dhe me imagjinatë të pasur, ai gjendet papritur në një organizatë ndërplanetare ku marrin pjesë përfaqësues nga galaksi të largëta. I keqkuptuar si përfaqësuesi kryesor i Tokës dhe i papërgatitur për një rol të tillë, Elio përpiqet me zgjuarsi të krijojë lidhje me krijesat e çuditshme jashtëtokësore, të kalojë një sërë sprova dhe të zbulojë se kush është ai në të vërtetë.

CINESTAR MEGAPLEX - PRISHTINA MALL

SOT, 05.07.
e hënë, 07.07.
e martë, 08.07.
e mërkurë, 09.07.
Lilo & Stitch

Lilo & Stitch

Të gjitha moshat
Zhanri: Animated
1h 48min

Rimejku i klasikut të Disney-t nga viti 2002, „Lilo dhe Stich“, është një histori qesharake dhe prekëse për një vajzë të vetmuar nga Havai dhe një alien të arratisur, i cili ndihmon familjen e saj të shpërbërë të përmirësohet.

3D - AQ REAL SA QË ËSHTË JO REAL!

RealD 3D është gjeneratë e re argëtimi me imazhe të qarta, ultra-realiste që janë aq reale sa ndiheni sikur keni hyrë në një film. RealD Ultimate 3D shton thellësi që ju vendos drejt në ngjarje, pavarësisht nëse jeni duke nisur një udhëtim në një tokë të pazbuluar ose duke shmangur objektet që fluturojnë jashtë ekranit të kinemasë.

RealD Ultimate 3D është 100% teknologji dixhitale, kështu që ju sjell çdo herë një përvojë mahnitëse realiste dhe plotësisht zhytëse. Dhe, ndryshe nga syzet e mëparshme jo shumë të bukura, syzet RealD Ultimate 3D duken si syze dielli, janë të riciklueshme dhe janë të dizajnuara për t’iu përshtatur të gjithë shikuesve dhe për t’u mbajtur lehtësisht mbi syze me dioptri.

Mos shikoni vetëm një film, por përjetoni një dimension krejtësisht të ri argëtimi me teknologjinë RealD Ultimate 3D.
Blerje e shpejtë
Krye