Nga krijuesit e filmit hit "Top Gun: Maverick", vjen filmi i suksesshëm më i fuqishëm i vitit, F1! Në rolin kryesor, Brad Pitt shkëlqen si një ish-pilot i Formula 1 që rikthehet në pistë, i shoqëruar nga Damson Idris si shoku i tij i skuadrës në ekipin imagjinar APX GP. Ky udhëtim plot adrenalinë na çon drejt në zemër të botës së Formula 1, i xhiruar gjatë fundjavave të vërteta të Çmimeve të Mëdhenj, ku ekipi i xhirimit garon përbri legjendave reale të sportit. Me një histori të pafavorizuarish, miqësie, guximi dhe pak romance, F1 ofron një përvojë kinematografike unike që do t’ju lërë pa frymë. Përgatituni për një aventurë spektakolare që shtyn kufijtë e përvojës kinematografike! Vija e nisjes po pret – së shpejti në kinema!
Një horror që bashkon vrasësin serial dhe grabitqarët më të rrezikshëm të detit! Skenari i Nick Lepardit na sjell një histori horror plot adrenalinë, ku obsesionet e errëta njerëzore dhe zhanri "sharksploitation" përplasen në një garë të ethshme për mbijetesë. Me protagonistë Jai Courtney (Suicide Squad), Hassie Harrison (Yellowstone) dhe Josh Heuston (Dune: Prophecy), ky thriller zhytet në thellësitë më të rrezikshme, ku pasiguria është më e madhe se peshkaqenët më të mëdhenj, dhe kufiri midis gjahtarit dhe viktimës bëhet tepër i hollë. Zefiri (Harrison), një sërfiste rebele, bie në shënjestër të një vrasësi serial të fiksuar pas peshkaqenëve (Courtney). E rrëmbyer dhe mbajtur peng në jahtin e tij, ajo duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar përpara se të bëhet sakrifica e radhës në ritin e tij të errët të ushqyerjes me grabitqarët e etur për gjak. Tani është një garë për jetën kundër kohës, dhe kundër thellësive të pamëshirshme të detit.
Jeta jonë është rrjedhoja e zgjedhjeve tona. Tom Cruise rikthehet si Ethan Hunt në Mission: Impossible – The Final Reckoning. Çdo çast, çdo zgjedhje dhe çdo lëvizje i çon më pranë përplasjes së pashmangshme që do t’i ndryshojë përgjithmonë. Skena emocionuese dhe plot adrenalinë paralajmërojnë një përfundim spektakolar të një sage që ka mbajtur të gozhduar miliona shikues në mbarë botën për më shumë se dy dekada.
GOLD CLASS - 2D GOLD CLASS - 3D