Filmi i parë artistik i DC Studios, “Superman”, mbërrin në kinema këtë verë, i prodhuar nga Warner Bros. Pictures. Me regjisorin James Gunn, i cili sjell stilin e tij të veçantë, “Superman” prezanton një hero të ri në universin e rindërtuar të DC-së. Ky film ofron një kombinim unik të aksionit epik, humorit dhe emocioneve, dhe portretizon një Superman të motivuar nga dhembshuria dhe besimi në mirësinë themelore të njerëzimit. Filmi është prodhuar nga Peter Safran dhe James Gunn, ku Gunn është si regjisori ashtu edhe skenaristi, duke e bazuar historinë në personazhe nga universi i DC-së, me një theks të veçantë te Superman-i, i krijuar nga Jerry Siegel dhe Joe Shuster. Mos e humbisni këtë fillim emocionues të një epoke të re të filmave DC-së!
Nga krijuesit e filmit hit "Top Gun: Maverick", vjen filmi i suksesshëm më i fuqishëm i vitit, F1! Në rolin kryesor, Brad Pitt shkëlqen si një ish-pilot i Formula 1 që rikthehet në pistë, i shoqëruar nga Damson Idris si shoku i tij i skuadrës në ekipin imagjinar APX GP. Ky udhëtim plot adrenalinë na çon drejt në zemër të botës së Formula 1, i xhiruar gjatë fundjavave të vërteta të Çmimeve të Mëdhenj, ku ekipi i xhirimit garon përbri legjendave reale të sportit. Me një histori të pafavorizuarish, miqësie, guximi dhe pak romance, F1 ofron një përvojë kinematografike unike që do t’ju lërë pa frymë. Përgatituni për një aventurë spektakolare që shtyn kufijtë e përvojës kinematografike! Vija e nisjes po pret – së shpejti në kinema!
Nga tre herë kandidati I çmimit Oscar® dhe fituesi i Globit të Artë Dean DeBlois, vizionari kreativ i trilogjisë së njohur të DreamWorks Animation How to Train Your Dragon trilogy, vjen një rikrijim mahnitës me aktorë njerëzorë të filmit që nisi trilogjinë aq të dashur për shikuesit. Në ishullin e thepisur të Berkut, ku vikingët dhe dragonjtë kanë qenë armiq të ashpër për breza me radhë, Lemza (Mason Thames; The Black Phone, For All Mankind) dallon nga të tjerët. Djali me mendje krijuese por që nuk bie në sy i kryetarit Stoiku i Madh (Gerard Butler, që rikthehet tek roli të cilit i dha zërin në filmin vizatimor). Lemza sfidon traditën disa shekullore kur bëhet mik me Dhëmbushin, një dragua i frikshëm i Furisë së Natës. Lidhja e pazakontë miqësore tregon natyrën e vërtetë të dragonjve, duke sfiduar thelbin e shoqërisë vikinge. Me Astridin e ashpër dhe ambicioze ( kandidatja e çmimit BAFTA Nico Parker; Dumbo, The Last of Us) dhe kovaçin e çuditshëm të fshatit, Gober, (Nick Frost; Snow White and the Huntsman, Shaun of the Dead) në krah, Lemza përballet me një botë të ndarë nga frika dhe keqkuptimi. Ndërsa një kërcënim i vjetër shfaqet, duke rrezikuar si vikingët ashtu edhe dragonjtë, miqësia e Lemzës me Dhëmbushin kthehet në sekretin e krijimit të një të ardhmeje të re. Së bashku, duhet të ecin nëpër rrugën delikate drejt paqes, duke u ngritur përtej kufijve të botëve të tyre dhe duke ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh hero dhe udhëheqës.
Rimejku i klasikut të Disney-t nga viti 2002, „Lilo dhe Stich“, është një histori qesharake dhe prekëse për një vajzë të vetmuar nga Havai dhe një alien të arratisur, i cili ndihmon familjen e saj të shpërbërë të përmirësohet.
ÇFARË ËSHTË 4DX?
4DX është teknologjia e fundit e filmave e zhvilluar nga CJ 4DPLEX, e cila ofron një përvojë kinematografike gjithëpërfshirëse me shumë efekte shqisore. 4DX përfshin pamjet vizuale në ekran me ulëse lëvizëse të sinkronizuara dhe efekte mjedisore si uji, era, mjegulla, aroma, bora etj., për të rritur aksionin në ekran. Është brendi i parë dhe lider në botën e teknologjisë së filmave 4D për filmat artistikë, duke përfshirë filmat e Hollivudit, filmat lokalë dhe përmbajtje alternative si koncerte dhe reklama.
INOVACIONI I 4DX
Origjinalitet në Krijimin e Një Përjetimi të Filmit Krejtësisht Ndryshe
Filmat nuk janë më të kufizuar për ekran. 4DX ju tërheq brenda filmit sikur të jetoni brenda botës së tij. Ne ofrojmë numrin më të madh të efekteve multisensor në të gjithë industrinë. Me 21 lloje të ndryshme efektesh, 4DX krijon ambientin më të jashtëzakonshëm për filmat.
THE MOTIONOLOGY™ E 4DX
Perfeksion në Transformim të Filmave në Realitet
Çdo sekond ka rëndësi për përjetim të filmit. Ajo që ka rëndësi është se si ne i transformojmë ato momente në realitet. Ofrimi i lëvizjeve të sakta që sinkronizohen midis ulëseve dhe skenave të filmit është specialiteti ynë. Jo vetëm që ulëset lëvizëse 4DX kanë një varg të gjerë të kontrollit të shpejtësisë, ato gjithashtu japin dridhje të sakta për të nxjerrë në pah emocione dhe ndjenja reale.
NDIKIMI GLOBAL I 4DX
Universaliteti i Audinecës të Filmit në të Gjithë Globin
Për herë të parë në botë, 4DX ka përhapur gjerësisht trendin e përvojës së filmit 4D në shumë vende. Që nga viti 2009, mbi 640 tituj filmash të suksesshëm të Hollivudit dhe filma vendas janë shfaqur në 4DX, duke tejkaluar 76 milionë shikues deri më sot.
CINESTAR MEGAPLEX 4DX SALLA NË PRISHTINA MALL (SALLA NUMËR 9, 72 ULËSE) ËSHTË PROVERSION - 4DX PRO PËRFSHINË EFEKTE SHTESË TË AMBIENTIT QË BËN TË MUNDUR NJË PËRVOJË TË KOMPLETUAR DHE JOSHËSE PËR SHIKUESIT.
EFEKTET